X
GO

Lapidari, kushtuar dëshmorëve të vrarë në luftë kundër Maxhar pashës

Rr. Ismajl Qemali

Lapidari, kushtuar dëshmorëve të vrarë në luftë kundër Maxhar pashës
Në njëqintvjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, në shenjë kujtimi për luftëtarët e vrarë në luftë kundër Mehmet Ali pashës, u ndërtua lapidari, i cili, në bazë përbëhët nga tri vatra-oxhaqe shtëpishë që simbolizojnë bashkimin e shqiptarëve myslimanë, ortodoksë dhe katolikë të bashkuar që vazhdon me një vertikale, duke u ngritur në lartësi, që simbolizon luftën e pandërprerë të popullit tonë, e cila shndërrohët në qëndresë të përhershme, të cilën në maje të tij e simbolizon kulla, që te shqiptarët nuk ishte vetëm shtëpi banimi, por edhe vend mbrojtjeje.

Autor i kësaj përmendoreje është skulptori akademik, Xhavit Lokaj.

Në arsyetimin mbi mbrojtjen e këtij monumenti thuhet se objekti është i ndërtuar nga betonarmea, se ka një lartësi prej 11 metrash, se simbolizon popullin e bashkuar në luftë për çlirimin kombëtar, se këtë simbolizëm e karakterizojnë elemente arkitekturore shqiptare, se në pllakat e bronzit është shkruar në shqip dhe serbisht teksti:”Luftëtarëve të Lidhjës Shqiptare 1878-1881 në shenjë kujtimi të përjetshëm për luftën e tyre për çlirimin kombëtar etj.

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker