X
GO

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e KRU “Gjakova”

  • 22.12.2017
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 5619
  • 0 Comments

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim zyrtar drejtorin e KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij profesional. Theks i veçantë në këtë takim ka qenë bashkëpunimi konkret dhe më se i duhur ndërmjet institucionit të Komunës dhe kompanisë rajonale të ujërave me operim në komunën tonë dhe më gjerë, në mënyrë që konsumatorëve t’u ofrohen shërbime sa më cilësore. Për të arrirë nivele të tilla që përkojnë edhe me objektivat dhe standardet e kërkuara, kryetari Ardian Gjini ka dhënë zotimin e tij se do të jetë mbështetës dhe bashkëpunues permanent në vazhdimin, si dhe implementimin e projekteve të reja në dobi të qytetarëve të komunës për të qenë të furnizuar me ujë të pijshëm. 

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker