X
GO

Kontributi i të rinjëve e të rejave në politikat komunale

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në mbështetje nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të projektit “Angazhimi i rinisë në procese politike dhe zgjedhore” me kënaqësi ju fton të jeni pjesëmarrës në debatin publik me temën:

Kontributi i të rinjëve e të rejave në politikat komunale

Debati publik do të mbahet më 17 dhjetor 2015 në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" (Salla solemne) në Gjakovë.

Debati do të sigurojë një hapësirë për të rinjtë e të rejat që të diskutojnë për mundësitë që ata/ato kanë të angazhohen si qytetarë aktiv brenda komunës së tyre. Poashtu, ata/ato do të mësojnë më shumë për proceset politike dhe zgjedhore në Komunën e Gjakovës.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker