X
GO

Gjakova po bëhet me stadion modern

  • 21.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 3443
  • 0 Comments
Gjakova po bëhet me stadion modern

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë edhe me ministren e ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport Vlora Dumoshi dhe shumë ish – futbollistë e tifozë futbolli, sot e kanë vënë gur themelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, një projekt ky i shumëpritur për sportdashësit Gjakovarë.

Në ceremoninë e këtij gur themeli, kryetari Gjini ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportive është shumë e hershme dhe rruga për të arritur deri tek kjo ditë ka qenë shumë e vështirë. Ai ka shtuar se stadium i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova.

Nga ana tjetër, ministrja Vlora Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.

Ndryshe, paraprakisht, kryetari Gjini dhe ministrja Dumoshi kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët, në të cilin është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të  fushave të tenisit, një tjetër projekt madhor për komunën e Gjakovës.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker