Për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës, është vënë gurthemeli për ndërtimin e Lapidarit "Brigada 137 Gjakova - UÇK".
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari Gjini u shpreh i lumtur për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm për të giithë qytetarët, e në veçanti për familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së.