Duke u bazuar në kronologjinë e Teqesë së Madhe të Gjakovës, deri më sot, rezulton se ka dhënë mbi 16 gjenerata të Shejhlerëve, të cilët përkundër vështirësive, kanë vazhduar njëri pas tjetrit traditën, duke kontribuar në përhapjen e këtij tarikati në mbarë trevat e banuara me shqiptarë.
Në trevat shqiptare, tarikati Sa’adi është ndër tarikatet më të përhapura, ndërsa më i përhapuri në qytetin e Gjakovës.
Kjo dëshmohet me faktin se në Gjakovë ka vetëm një teqe të tarikatit Bektashi, një teqe të tarikatit Rifa’i, dikur ishte një teqe të tarikatit Melami, është një teqe të tarikatit Shazili, ndërsa janë më shumë se dhjetë teqe të tarikatit Sa’adi dhe mbi njëzetë shejhlerë të këtij tarikati.
Teqe tjera të tarikatit Sa’adi, që kanë lënë gjurmë në qytetin e Gjakovës, janë : Teqeja e Shejh Eminit, (Zejnel Abidin Tebdil Baba), Teqeja e Shejh Banit, Teqeja e Shejh Fetahit, Teqeja e Shejh Beqirit, Teqeja e Shejh Salihut, Teqeja e Babës Danë etj.
Në qytetin e Gjakovës janë të njohura tri teqe të tarikatit Kaderi. Kontaktet e para me këtë rend të sufizmit i hasim në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Si dergjahu i parë, e njëherit si rendi i parë i kaderinjëvë, në qytetin e Gjakovës, themeluesi ishte Shejh Mehmed Dragoni, i cili bëri karierë të bujshëshme në Perandorinë Osmane.
Në vitin 1858 u themelua teqeja e Haxhi Shejh Hakiut, teqe e cila ka një veçanti sepse dega apo kolli, siç quhet në terminologjinë e tesavufit, është Rrezaki, që lidhet me të birin e themeluesit të këtij tarikati Abdyl Kader Gjilaniu, Abdul Rrezaku.
Të gjitha teqet tjera të tarikati Kaderi në Gjakovë i përkasin kollit Zinxherli. Në qytetin e Gjakovës është e njohur teqeja e Kaderive, Teqeja e Haxhi Shejh Shabanit. Teqeja është ndërtuar në vitin 1918. Për ndërtimin e kësaj teqeje kanë kontribuar të gjithë besimtaret nga Gjakova dhe rrethina. Një teqe tjetër e nderuar e këtij tarikat është Teqeja e Shejh Xhafer Sadikut –Kaderi. Kjo është një teqe e re, por e respektuar, për shkak të imazhit të mirë që la themeluesi i saj, Shejh Xhafer Sadiku.
Njëra ndër teqet më të vjetra të Gjakovës është teqeja Bektashiane, e cila është themeluar në vitin 1790, sot quhet Gjyshata Bektashiane.
Kjo është teqeja më e vjetër e saadive jo vetëm në Gjakovë, por në tërë Rumelinë. E themeloi Shejh Sulejman Axhiza Baba (1537-1652), me prejardhje nga familja e bushatlinjve të Shkodrës, i cili qëmdroi në Gjakovë për një kohë me të tre djemt e tij Damjoll efendiun, Lutfullah efendiun dhe Abdylvehabin. Punën e tij në Gjakovë e vazhduan Danjoll efendiu, që ishte imami parë i Xhamisë së Hadumi dhe Lutfullah efendiu, myezini i parë i saj, ndërsa ai, kaloi me djalin e tij më të vogël në Prizren, ku themeloi, në Marash, gjithashtu, Teqenë e Saadive.
Në pikëpamje arkitekturore teqeja përbëhët nga samahaneja, tyrbja, shtëpia dhe varrezat.