X
GO

PSE GJAKOVA?

Gakova qysh nga e kaluara ka traditë shekullore të veprimtarive ekonomike, ka pasur të punësuar rreth 20.000 punëtorë nga rajoni. Disa nga iniciativat pas vitit 1999 dhe ndër to më e spikatura ishte organizimi i panaireve ndërkombëtare. Gjakova është shumë e pasur me burime natyrore, toka pjellore, kushte të përshtatshme atmosferike dhe pozitë të mirë gjeografike. Komuna e Gjakovës është e pasur edhe me krom (Cr).

Destinacionet kryesore ku eksportoheshin mallrat e prodhuara nga fabrikat e Gjakovës ishin: Gjermania, Italia, Kanadaja, SHBA, Rusia, Polonia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe vendet e ish Jugosllavisë.

Komuna e Gjakovës radhitet në vendin e tretë për nga sipërfaqja 586.62 km². Shtrihet në zonën jugperëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, në pjesën midis qytetit të Prizrenit dhe qytetit të Pejës. Gjakova ka 94,556 banorë (sipas cenzusit të fundit të vitit 2011).

Qytet i lashtë

Komuna e Gjakovës është zhvilluar gjatë shekujve XIV – XV rreth Xhamisë së Hadumit, e cila ishte ndërtuar në shekullin XVI. Qyteti i Gjakovës kishte një tregti të pasur dhe ishte qendër e punës së dorës. Ky qytet ka një histori të lashtë të cilën e simbolizojnë edhe monumentet historike dhe fetare. Pasi që qyteti nuk është aq i madh, mënyra më e mirë ta shohësh dhe shijosh atë, është të ecësh në këmbë.

yteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Gjakova ka numër të konsiderueshëm të liqeneve dhe lumenjëve si: Liqeni i Radoniqit, Lumi Erenik, Lumi i Drinit të Bardhë, Lumi Krena, Lumi Trava dhe Llukaci, dhe Urave si: Tërzive, Tabakëve, Taliqit dhe Ura e Fshajtë. Degët e turizmit të identifikuara janë turizmi malor (Maja e Kunorës, Shpellat e Kusarëve) dhe turizmi kulturor

TOP arsyet për të Investuar në Gjakovë:
  • Infrastrukturë dhe Pozitë e mirë Gjeografike
  • Qasje e lirë në tregun e jashtëm
  • Kostoja e Operimit më e ulëta në Rajon
  • Disponueshmëri të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar
  • Qendra për Zhvillim të Karrierës
  • Stabilitet Politik dhe Ekonomik
  • Taksa të ulëta
  • Përfitime të Iniciativave Financiare
  • Shërbime dhe Mbështetje e fuqishme Institucionale
  • Tokë më cilësi të lartë dhe Kushte klimatike me temperatura të larta
Print
Categories: Pse Gjakoven
Tags:

Theme picker