X
GO

Parkut të Qytetit i shtohen drunj të rinj dekorativë

  • 28.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1408
  • 0 Comments
Parkut të Qytetit i shtohen drunj të rinj dekorativë

Parku i madh i qytetit po vazhdon të plotësohet çdo ditë e më tepër.

Në një pjesë të këtij parku, sot ka filluar mbjellja e “Parkut të Shekspirit”, një kënd ky tejet i veçantë e i cili shumë shpejtë do të jetë një atraksion në shërbim të qytetarëve.

Në “Parkun e Shekspirit” do të mbillen pothuajse të gjitha pemët që përmenden në veprat e shkrimtarit të madh anglez. Parqe të tilla, tashmë janë të njohura dhe tejet të vizituara në disa vende të botës.

Poashtu sot, falë një donacioni të kompanisë “Comodita”, në një kënd tjetër të Parkut të Madh janë mbjellur 77 pemë të Rrapit, të cilat po ashtu do të ndikojnë në plotësimin e këtij parku.

Këto pemë janë mbjellur në kuadër të shënimit të 7 vjetorit të themelimit të kësaj kompanie.

Si kryetar i Komunës, jam tejet falenderues për kompaninë “Comodita”, jo vetëm për dhurimin e këtyre 77 pemëve për parkun e madh të qytetit, por edhe për të gjithë punën dhe energjinë që kjo kompani i jep Gjakovës çdo ditë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker