X
GO

Mbahet takimi vjetor i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat

  • 15.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1435
  • 0 Comments
Mbahet takimi vjetor i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat

Është mbajtur takimi vjetor i Komitetit të Partneritetit Publiko-Privat bashkë me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Drejtori për buxhet dhe financa, Durim Halilaj, i ka informuar përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse për rritjen e të hyrave vetanake të Komunës dhe investimet e ardhshme kapitale. Ai i ka falenderuar bizneset për korrektësi në kryerjen e obligimeve që i’u takojnë.

Në anën tjetër, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj, ka informuar se edhe këtë vit do të hapet thirrja publike për grante për bizneset e komunës sonë. Ai u shpreh i interesuar të informohet për vështirësitë që kanë bizneset në mënyrë që Komuna e Gjakovës t’iu dalë në ndihmë në bazë të kompetencave.

Në fund, përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare kanë prezantuar punën dhe rolin e kësaj ode për t’iu shërbyer bizneseve.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker