X
GO

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa të kryesuar nga Anton Shala, janë miratuar të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës, të cilat pas shqyrtimeve të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që mbahet këtë muaj.

Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ne informatën periodike financiare për periudhën janar-shtator të këtij viti, ka bërë të ditur se në këtë periudhë kohore janë alokuar mjete në shumë prej 21,959,967.36 euro. Nga kjo shumë e alokuar janë shpenzuar mjete në shumë prej 17,538,138.54 euro. Në këtë kontekst veçojmë se te hyrat vetanake të grumbulluara për këtë periudhë kohore arrijnë shumën në vlerë prej 2,857,332.40 euro, apo llogaritur nga shuma e planifikuar periodike në shumë prej 2,691,854.49 euro, rezulton të jetë e tejkalueshme. Buxheti i përgjithshëm momental për këtë vit është në shumë prej 26,731,280.14 euro.

Nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike është dhënë informata për investimet në hapësirat publike, ku ka veçuar projektet në parkun e qytetit, “Parkun e Lirisë”, në sheshin “Ali Podrimja”, parkun e Shkukëzes, e të tjera. Po nga drejtori Shkumbin Kastrati është dhënë informata mbi implementimin e planit për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjakovës e cila përmbyllet në vitin e ardhshëm e ku kërkohet që të shtyhet edhe më tej, ndërkaq nga Nikollë Lleshi, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese është prezantuar Draft-Rregullorja për Orarin e Punës së Veprimtarive Ekonomike, e më pas, nga Urim Fazlija është bërë prezantimi i Draft-Rregullores mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Gjakovës.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker