X
GO

Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve në komunën e Gjakovës

  • 26.12.2017
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 5455
  • 0 Comments
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur sot takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, ku temë kyçe ishte raportimi nga të gjithë drejtorët lidhur me gjendjen aktuale të drejtorive që kanë trashëguar nga ish - drejtorët.
Pas raportimit të secilit prej tyre, është konstatuar se në disa drejtori problemet janë më të theksuara, posaçërisht ku ka ardhur në shprehje edhe rrezikshmëria e humbjeve të granteve nga qeveria qendrore, mandej ato probleme me mungesë të mjeteve teknike të punës, të inventarit, e të tjera të llojeve të ndryshme që pamundësojnë funksionalizimin në normalitet të arritjes së efektivave gjatë punës. Gjithashtu, nga disa drejtorë janë potencuar edhe disa mungesa të theksuara të bashkëpunëtorëve në drejtori për të arritur numrin e mjaftueshëm, mandej në mbetjen e disa projekteve në realizim e sipër, e të tjera. Ndërkohë, janë përmendur edhe probleme të natyrave të ndryshme të qytetarëve të cilët në kërkim të zgjidhjes së tyre kërkojnë mbështetje eventuale tek institucioni i komunës.
Në takimin e sotëm, nga kryetari Ardian Gjini, është kërkuar që borxhet e trashëguara të mos prezentohen në mbledhjen e sotme, pasi ato janë ende në kalkulim dhe se për këto do të diskutohet më vonë në një takim të veçantë dhe se sa më parë do të nis auditimi i plotë.
Duke pasur fokusimin e tij tek buxheti i vitit 2018 i qeverisë së Kosovës, kryetari Ardian Gjini ka kërkuar nga drejtorët që ta lexojnë atë me kujdes dhe të aplikojnë me kohë në projektet që kanë të bëjnë me komunën e Gjakovës, sepse ka mjaft të tilla për komunën  tonë, e asesi të mos lejohet të shkaktohen vonesa të paarsyeshme. Po ashtu është kërkuar që edhe buxheti komunal i të njëjtit vit të mirë menaxhohet dhe të jetë në koherencë me projektet e planifikuara dhe të përcaktuara.
Kërkesë tjetër e kryetarit Ardian Gjini, ka qenë konsolidimi dhe normaliteti në zbatueshmërinë e orarit të punës të punëtorëve si dhe sa më parë të shikohet plani dinamik i fillimit të punimeve në objektin e komunës, pasi do të jenë disa probleme të natyrës së transferimit të përkohshëm të drejtorive dhe punonjësve deri në finalizimin e atij projekti, e që medoemos do të sjellin disa telashe pasi do të ketë shpërndarje të përkohshme të shërbimeve jashtë objektit të Komunës.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker