X
GO

Mbahet mbledhja e 9-të e Kuvendit Komunal

Mbahet mbledhja e 9-të e Kuvendit Komunal
E kryesuar nga Anton Shala, kryesues, është mbajtur sot mbledhja e 9-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Pas miratimit të rendit të ditës dhe të procesverbalit, në pikën vijuese të rendit të ditës janë zhvilluar pyetje të asamblistëve për ekzekutivin, e të cilat kryesisht kishin të bënin me projektet të ndryshme komunale.

Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ne informatën periodike financiare për periudhën janar-shtator të këtij viti, ka bërë të ditur se në këtë periudhë kohore janë alokuar mjete në shumë prej 21,959,967.36 euro. Nga kjo shumë e alokuar janë shpenzuar mjete në shumë prej 17,538,138.54 euro. Në këtë kontekst veçojmë se te hyrat vetanake të grumbulluara për këtë periudhë kohore arrijnë shumën në vlerë prej 2,857,332.40 euro, apo llogaritur nga shuma e planifikuar periodike në shumë prej 2,691,854.49 euro, rezulton të jetë e tej kalueshme. Buxheti i përgjithshëm momental për këtë vit është në shumë prej 26,731,280.14 euro.

Nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike është dhënë informata për investimet në hapësirat publike, ku ka veçuar projektet në parkun e qytetit, “Parkun e Lirisë”, në sheshin “Ali Podrimja”, parkun e Shkukëzes, lumi “Krena” e të tjera. Po nga drejtori Shkumbin Kastrati është dhënë informata mbi implementimin e planit për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjakovës e cila përmbyllet në vitin e ardhshëm e ku kërkohet që të shtyhet edhe më tej.

Ndërkaq nga Nikollë Lleshi, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese është prezantuar Draft-Rregullorja për Orarin e Punës së Veprimtarive Ekonomike, e më pas, nga Urim Fazlija është bërë prezantimi i Draft-Rregullores mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Gjakovës.

Me kërkesë të opozitës nga rendi i ditës është hequr pika e 6-të, e cila kishte të bënte me shqyrtim – propozimin e drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit për Ndryshim – Plotësimin e segmentit të Planit Rregullues Urban “Mbretëresha Teutë”.

Nga ana tjetër, anëtarët e Kuvendit Komunal nuk e kanë miratuar kërkesën e kryetarit të komunës Ardian Gjini për shkarkimin e aksionarëve të deritashëm dhe emërimin e aksionarëve të rinj të KRM “Çabrati”
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker