Mbahet Debat Publik për Planin e Integritetit
Është mbajtur sot Debati Publik për Planin e Integritetit, një dokument ky i brendshëm i komunës së Gjakovës, i cili pritet të vihet në funksion menjëherë pas miratimit të tij në mledhjen e ardhmen të Kuvendit Komunal.
Ndryshe, Plani i integritetit është një mjet për vendosjen dhe verifikimin e integritetit , në rastin konkret, të Komunës së Gjakovës, dhe është një proces i dokumentuar për të vlerësuar nivelin e cenueshmërisë së komunës dhe ekspozimin e saj ndaj praktikave jo etike dhe të korrupsionit.
Efekti kryesor i këtij dokumenti është rritja e mëtejshme të besimit të palëve të brendshme dhe të jashtme të interesit në përkushtimin për integritet që demonstrohet nga Komuna.