X
GO

Kushte klimatike

Komuna e Gjakovës shquhet me tokë të punueshme e shumë pjellore. Nisur nga këta faktor dhe nga kushtet e përshtatshme klimatike, bujqësia përfaqëson një potencial të madh zhvillimi për ekonominë e komunës. Në nivel të Kosovës, Gjakova ka temperaturat më të larta, e cila 278 ditë në vit është nën rrezet e diellit. Ofron kushte atmosferike pa mjegull dhe dukshmëri të theksuar.  Në zonat rurale bujqësia është 70% si burim I jetesës, duke theksuar se Komuna e Gjakovës ka numrin më të madh të fshatrave më gjithsej 88 në nivel të Kosovës. Përqindja e tokës sipas kualitetit të saj është: Tokë e mirë: Klasa I, II, III 40%; Tokë e mesme: Klasa IV, V 20%; Tokë e varfër: Klasa V, VI 40%; Komuna e Gjakovës është e pasur edhe me krom (Cr).

Print

Theme picker