Në Qeverinë e Përkohshme të Lidhjës (1881) ishte komandant i forcave të armatosura në krye të të cilave e shtriu pushtetin e Lidhjës në Shkup, Pristinë, Mitrovicë, Lumë, Guci, Vushtrri, Preshevë etj.
I priu ushtrisë së Lidhjës në betejat e ashpra kundër Dervish pashës në Shtimje dhe në Slivovë dhe, së fundi, në Qafën e Morinës, ku pësoi disfatë ushtria osmane.
Pas thyerjës së Lidhjës dhe shpërndarjës së qeverisë së saj e vazhdoi qëndresën, duke u përpjekur t’i riformojë degët e saj deri më 1885, kur u arrestua pabesisht mga mareshali Vejsel pasha.
Për veprimtarinë e tij patriotike ishte denuar rreth 20 herë nga gjykatat osmane. Herën e fundit u denua me vdekje, por, nën presionin e Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, dënimi iu shdërrua në burgim të përjetshëm.
Në arsyetimin mbi mbrojtjen e këtij objekti thuhet se S. Vokshi ishte udhëheqës dhe komandant i shquar i forcave të armatosura të Lidhjës së Prizrenit, se gjithë jetën ia kushtoi luftës për çlirimin kombtar, se për këtë u burgos dhe u internua 15-20 herë, se më 1885 Gjykata e Jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje.
Është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1980.
Kulla e Mustafa Vokshit e shek. XIX në rrugën "M.Frashëri"
Kullë dykatëshe tullash e vëllaut të S. Vokshit, Mustafait, veprimtar i Lëvizjë Kombëtare Shqiptare.
Aty lindi, i biri, Beqir Vokshi, pjesëmarrës një kryengritjet kundërosmane 1910-1912 dhe në të gjitha ngjarjet tjera të bujshme deri më 1918, kur formohët Komiteti për Mbrojtjën Kombëtare të Kosovës, anëtar i të cilit ishte si përfqësues i Gjakovës, pastaj u zgjodh ndihmës i Sekretarit të Komiatetit.
Dha kontribut të madh në përgatitjën e informacionit statistikor, të nevojshëm për denoncimin e terrorit serb në Kosovë.
Ishte komandant i Zonës Neutrale të Junikut deri më 1923.
La disa vjersha patriotike në dorëshkrim.
Është dekoruar me Urdhërin për Veprimtari Patriotike të Klasit I.
Sabrije Vokshi iu bashkua, që në rini, lëvizjës së rezistencës kundër pushtimit serb, duke e ndihmuar të vëllanë, Beqirin, në Zonën Neutrale të Junikut deri më 1923.
Në pamundësi për të jetuar në Gjakovë kalon me familje në Tiranë, ku i bashkohet lëvizjës demokratike në Shqipëri. Pas 1935, e ndihmon veprimtarinë ilegale të nipit të saj, Asimit deri në kalimin e tij në Spanjë.
Mori pjesë në demostratat antifashiste në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Shtëpia e saj ishte bazë e lëvizjës ilegale, që rezultoi me burgosjën dhe, pastaj, internimin e saj në Junik.
Në Kosovë e vazhdoi veprimtarinë antifashiste ilegale derisa iu bashkua njësive partizane. Në Konferencën e Bujanit raportoi për ndihmesën e gruas në LANÇ.
E pakënaqur me gjendjen e krijuar në Kosovë pas LANÇ, pas anulimit të vendimeve të Bujanit, fillojnë persekutimet politike, duke e shkarkuar nga të gjitha funksionet dhe duke e izoluar totalisht deri pas Plenumit të Brioneve. Nënë Bija u shndërrua në simbol të patriotizmit të gruas shqiptare, në frymëzim për shumë poetë e rapsodë, njeri nga të cilët shkroi:”Nënë Bia, ti je grua, ti je nënë, ti je gjyshe…ti je vetë Shqipëria…”
Heroi i Popullit Asim Vokshi, nipi i Beqir dhe Bije Vokshit, pasi mbaroi studimet në Itali iu bashkua Lëvizjës demokratike në Shqipëri, e cila kulmoi me Kryengritjën e Fierit 1935, në të cliën mori pjesë dhe u burgos. Pas burgut e vazhdoi luftën ilegale, duke nxjerrë, më 1936, revistën demokratike ABC. U vra në Spanjë në krye të një reparti garibaldin.
Dëshmori Dërgut Vokshi, vëllau i madh i Asimit, iu bashkua lëvizjës demokratike në Shqipëri dhe, në Kosovë, LANÇ. Uvra në Landovicë më 1943.
Kulla e Hysni Koshit
E ndërtuar në shek.XIX në Krye të Pazarit paraqet një banesë kullë trekatëshe prej guri. Është ndër shembujt e rrallë të ruajtur në qytet.
Në arsyetimin e cekët të vendimit mbi ngritjen e këtij monumenti thuhet se kullat fortifikuese të Rrafshit të Dukagjinit u ndërtuan nga mjeshtër shqiptarë, se kanë karakteristika të veçanta arkitekturore, se shquhën për cilësitë e tyre të mbyllura që iu japin tipare të caktuara mbrojtëse fortifikuese.
Është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1980.
Sahat Kulla
Zhvillimi i shpejtë i zejtarisë dhe tregtisë imponoi nevojën për vendosjën e një rregulli që do të përcaktonte kohën e punës nëpër qytete. Gjakova si një qytet me zhvillim të hovshëm ekonomik e kishte kullën e sahatit, të vendosur në qendër të qytetit, në Fushën e Sahatit, e cila u dogj më 1912 nga forcat ushtarake malazeze.
Sot ekziston kulla e re e sahatit.
Kulla e Tasim Beut
Kullë trekatëshe me tulla, e ndërtuar në fillin të shek. XX, e vetmja e ruajtur në sarajet e kryezinjve, njerës nga familjet më të njohura të bejlerëve të Gjakovës, e cila paraqet me mjete arkitekturore familjën e fortë, të kamur, “shtëpinë e forte”, të emërtuar kullë, të përshtatur për nevojat e jetës qytetare, duke ruajtur pjsërisht pamjen e jashtme të kullës së vërtetë fshatare.
Kulla e Ismet Currit
Kullë dykatëshe me tulla, në Lagjën Hankë, në të cilën është ruajtur tavani i zbukuruar me drugdhendje nga drugdhenësit gjakovarë.
Shtëpia e Shahin Kryeziut
Shtëpi karakteristike dykatëshe me qoshk të mbyllur, e ndërtuar brënda sarajit të Abdullah pashë Drenit, pas djegies së tij më 6 shtator 1878.
Shtëpia e Rexhep Haxhi Ismailit shek.XIX
Është ndërtuar kah viti 1830. Paraqet një arritje kulmore të banesës qytetare me qoshk në Kosovë. Ka dy kate dhe dy qoshqe interesante. Ka sistem interesant mgrohjeje. Tavanat janë të zbukuruar me drugëdhendje.
Në arsyetimin e varfër të vendimit mbi mbrojtjen e këtij objekti thuhet se është një objekt shumë interesant arkitekturor, i cili përmban të gjitha karakteristikat e arkitekturës së vjetër banesore qytetare. Në këtë ndërtesë është vendosur Muzeu Rajonal.
Është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1955.
Shtëpia e Qamil Haxhibeqirit
Shtëpi me qoshk e shek. XIX, në Lagjën Hankë, në të cilën është ruajtur pjesërisht dhoma e pritjës me tavan të zbukuruar me drugdhëndje, musandra me dyer të dekoruara sipas modeleve të kohës dhe me derën e dhomës, të dekoruar, gjithashtu, sipas ormamenteve të kohës.
Shtëpia e Hasan Polloshkës
Në Lomën e Drithit është ruajtur qoshku i hapur i një banese me hajat. Qoshku ka formën e katërkëndëshit këndrejtë, i veshur në pjesën e sipërme me tavan dërrase. Në këtë rast qoshku është vazhdues i hajatit dhe çardakut, që, kah mesi i shek. XIX, nuk iu përgjigjëshin kërkesave të reja jetësore me prirje drejt qytetërimit.
Terzihaneja, zyra e terzinjve në Çarshinë e Madhe
Ndërtesë në katin e parë të të cilës ishte dyqani, ndërsa në të dytin zyra e esnafit të rrobaqepësve, që njëkohësisht ishte selia e Degës së Lidhjës Shqiptare në Gjakovë. Aty Dega vendosi të kërkojë me të mirë nga Mehmet Ali pasha që ta ndërprejë rrugën për Mal të Zi dhe të kthehët prapa, duke e siguruar se nuk do të këtë kurrfarë pasojash as ai, as suita që e pëcillte. Në të kundërtën do ta pengonin vazhdimin e rrugës së tij me armë.