Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kolonelin e KFOR-it turk në Kosovë, Savas Yanar.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari Gjini i informoi kolonelin Yanar dhe përfaqësuesit tjerë të KFOR-it turk për rrjedhën e përgjithshme të punëve që janë kryer në Gjakovë dhe projektet që janë në proces e sipër.
Ata thanë se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KFOR-it turk ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe më tutje.