Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini e ka vizituar Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç ‘rast është pritur nga rektori i këtij universiteti Artan Nimani.
Kryetari Gjini e ka vlerësuar lartë punën që po bëhet në këtë institucion të arsimit të lartë, ndërsa ka premtuar se në bazë të të gjitha kompetencave dhe mundësive që ka si kryetar i komunës, do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të Universitetit të Gjakovës.
Njëra ndër temat më të rëndësishme, të trajtuara gjatë këtij takimi ka qenë edhe projekti për ndërtimin e Kampusit Universitar, me ç ‘rast nga të dyja palët u tha se ndërtimi i këtij kampusi o të ndikojë që Gjakova të kthehet në një qendër të rëndësishme universitare dhe shkencore.