X
GO

Kryetari Gjini viziton Spitalin 'Isa Grezda'

  • 09.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 3018
  • 0 Comments
Kryetari Gjini viziton Spitalin 'Isa Grezda'

Ndonëse, Spitali Regjional menaxhohet në vijë vertikale nga niveli qendror, në këtë takim u tha se bashkëpunimi në mes të komunës së Gjakovës dhe Spitalit është i domosdoshëm, prandaj edhe një bashkëpunim i tillë, pos që ekziston në mes të shëndetësisë primare, sekondare dhe terciare në nivel lokal, ai është edhe në nivele mjaft të larta, me të vetmin qëllim ofrimin e kushteve më të mira dhe kujdesit më të madh për banorët e Gjakovës dhe komunave tjera që e frekuentojnë këtë institucion shëndetësor.
Në këtë takim, u përmenden disa nga projektet që komuna e Gjakovës i ka në prioritet e të të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e performancës së Spitalit “Isa Grezda”, siç janë ndërtimi i Ngrohtores së Re të qytetit, ndërtimi i Impiantit dhe rrugës “Bujar Roka”, të cilat do të ndikojnë në hapjen e Spitalin në anën e pasme të tij, e po ashtu edhe rregullimi i sheshit në pjesën e pasme të spitalit.
Në këtë takim u diskutua edhe për temën aktuale shëndetësore, atë të Corona Virusit, me ç ‘rast nga menaxhmenti i Spitalit u tha se ky institucion është i përgatitur në maksimum jo vetëm në parandalimin e këtij virusi, por edhe në trajtimin eventual të tij.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker