Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim, zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë Lorena Haxhiu.
Në takim me zëvendësministren Haxhiu është biseduar për zhvillimet aktuale në fushat e arsimit, sportit dhe rinisë si dhe për bashkëpunimet eventuale në të ardhmen, në këto fusha.