X
GO

KRU "Radoniqi" SH.A

Historiku i Hidrosistemit "Radoniqi"

KRU "Radoniqi" SH.A

Ndërmarrja për prodhimin dhe distribuimin e ujit të pijshëm për regjionin Gjakovë, Rahovec dhe Lumbardh, ekziston nga viti1985, ndërsa me vendimin e Qeverisë së Kosovës- Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë nr. 70392902 dt. 14.11.2006 ka regjistruar KRU “Radoniqi”-in si Ndërmarrje Publike deri në privatizim, e themeluar për prodhimin dhe distribuimin e ujit të pijshëm dhe për largimin e ujërave të zeza. Kompania rajonale e ujësjellsit KRU “Radoniqi” Sh.A. ka 29,869 konsumatorë (31.12.2013) me rreth 230.000 banorë, të cilët përfshihen në shërbimet  e kompanisë. Sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimit është nën menaxhimin e KRU “Radoniqi” me seli në Gjakovë, me shtrirje gjeografike Jug-Perëndim të Kosovës, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën kontrollin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe ZRRUM-i si rregullator dhe udhëzues i kompanive ujore, e poashtu edhe me mbikqyrje nga Bordi i Drejtorëve. 

Hidrosistemi “Radoniqi”, si projekt i nisur nga një grup entuziastësh, sot është ndër Kompanitë e shërbimeve publike të ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza më të madha në rajon, me zonën më të madhe të shërbimit dhe ndoshta me shërbimin më të mirë ndaj konsumatorëve. Shërbimet e kësaj kompanie nuk janë ndërprerë as për në çast të vetëm që nga inaugurimi i sistemit madje as në kohë të luftës, që tregon një përkushtim të pamohueshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve të vet për ofrimin e shërbimeve.

Hidrosistemi "Radoniqi" është nisur si projekt shumë-destinorë ku aktivitetet kryesore të tij janë paraparë të jenë ujitja, furnizimi me ujë të pijes, meliorimi i tokave bujqësore dhe mbrojtja e ambientit. Ky projekt është bashkë-financuar nga dy banka, nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH) dhe Banka e Kosovës BANKOSI me pjesëmarrje 2/5 dhe 3/5 respektivisht. Kështu Gjakova për herë të parë u përfshi në një projekt të ri që konsiderohej në atë periudhë si një prej veprave më kapitale në Kosovë dhe në ish federatën Jugosllave.

Perspektiva e zgjerimit të rrjetit HS “Radoniqi” ishte planifikuar nga ekspertët që të zhvillohet në faza, përkatësisht në një periudhë të caktuar në dy faza të veçanta. Në fazën e parë është përfshirë Gjakova, Rahoveci dhe 36 fshatrat të këtyre komunave duke ecur në perspektiv të përfshirjes së fshatrave dhe të komunës së Prizrenit, e nga ana tjetër edhe gjerësinë  dhe gjatësinë e shumë.

Në rrugëtimin e vet zhvillimor Hidrosistemi "Radoniqi" ka arritur ti tejkaloj të gjitha sfidat për tu formësuar si ndërmarrje për prodhimin e ujit të pijshëm dhe largimin e ujërave të zeza, financiarisht të vetë qëndrueshme me perspektivë të mirë për prosperitet dhe mirëqenie. 

Stacioni i filtrimit

Stacioni i filtrimit

Disa fakte në shifra:

Zona e ujëmbledhjes së ujit për mbushjen e liqenit të RADONIQIT  është 120 Km2 dhe ajo shtrihet në një lartësi mbidetare prej 600-2500m,  që është një tregues i qartë se zona e ujëmbledhjes është larg vendbanimeve dhe burimeve të ndotjes.

Liqeni “Radoniqi” u vendos në një hapësirë sipërfaqësore 580 ha, në lartësi mbidetare prej 400-456,4m  dhe zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Emrin e morri nga fshatit i  cili u përmbyt për krijimin e tij. Furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës 
Lumëbardhi i Deqanit ka një rrjedhë mesatare gjatë vitit 5m³/s dhe përmbledhë kryesisht ujin nga burimet e afërt.

Uji nga Bistrica e Deçanit sillet në liqe me anë të një strukture rikthyese e cila kthen ujin në një kanal të hapur të betonit me gjatësi 7,2 Km. Kapaciteti prurës i kanalit është 14 m³/sekond, përkatësisht 50400 m3 / orë.

Liqeni ka një kapacitet vëllimor prej 117,8 mil. m3 ujë, është i gjatë 5,2 km dhe gjerësia maksimale është 2,5 km, kap një sipërfaqe prej gati 7,5 km2 dhe ka thellësi prej 52 m. 

Diga është e ndërtuar nga materiale të ndryshme dhe ka një vëllim prej 560,000 m3 dhe është e lartë 58 m. Materiali që është përdorë për ndërtimin e digës është dheu, zhavorri, gurët, deltina si dhe një material special që pengon depërtimin e ujit nëpër digë dhe nën digë.

Më poshtë digës është ndërtuar faza e parë e stacionit të filtrimit. Për prodhimin e ujit janë vendosur 8 filtra, ku mund të përpunohen 550 l/sekondë të ujit të papërpunuar në ujë të pijes. Uji i përpunuar akumulohet në rezervarin që është në kodrën e Qerimit i cili ka kapacitet prej 5,000 m3 ujë. Më pastaj ky ujë ju shpërndahet konsumatorëve të HS “Radoniqi” në gjithë zonën e shërbimit. 

Image
Zona e shërbimeve të HS “Radoniqi” është rreth 220 km2. Kjo zonë përfshin dy qytete (Gjakovën dhe Rahovecin) si dhe 72 fshatra të zonave rurale të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, me gjithsejtë rreth 230.000 banorë.

Aktualisht në rrjetin e ujësjellësit të HS “Radoniqi” janë të kyçur rreth 26.640 konsumator, prej të cilëve janë: 23105 amvisëri; 3169 shitore; 212 ente dhe 154 industri. 

Krahas zgjerimit të rrjetit në perspektiv janë punësuar 216 punëtorë, ky numër është prezent në fund të vitit 2008. Prej këtij numri fillimisht në vitin 1985 ishin të punësuar vetëm 35 punëtor.

Janë ndërtuar qindra kilometra të gyp-ujësjellësi me diametra prej 1,100 mm e deri në diametrat më të vegjël për transportimin e ujit nga stacioni i filtrimit deri te konsumatori. Duhet të ceket se gyp-ujësjellësi kryesor është dizajnuar që të bartë edhe ujin e fazës së dytë. 

Një fakt tjetër është se ky sistem është ndërtuar që në fazën e parë të ujis 10,500 ha të tokës së pëlleshme të rrafshit të Dukagjinit kurse në fazën e dytë kjo sipërfaqe të shtohet edhe për 11,500 ha të tjerë. Ky sistem ka qenë njëri nga sistemet më të përsosura të ujitjes i cili i ka mundësuar fermerit ujitjen. Sistemi është ndërtuar që ujitja të bëhet përmes spërkatëseve me shi artificial.

Në fazën e parë të sistemit të ujitjes janë ndërtuar 26 km kanale të hapura betoni, 5 basene, dy stacione të mëdha të pompimit dhe qindra km ujësjellës me gypa të diametër prej 1,800mm deri në ¾ e colit. Faza e dytë parasheh edhe ndërtimin e 3 baseneve tjera, 3 stacioneve tjera të pompimit dhe disa gyp sjellësve tjerë.

Të gjitha këto fakte tregojnë se HS RADONIQI ka qenë njëri nga investimet më kapitale në rajon i cili i ka arsyetuar investimet e bëra, dhe se tani shërbimet e tij janë bërë nevojë e pazëvendësueshme e popullatës së këtij rajoni. 

Image
Furnizimi me ujë bëhet nga liqeni i Radoniqit, me këto procese trajtimi: paraklorinimi, flokulimi, fundërrimi (pulizimi), filtrimi dhe klorinimi. Kapaciteti për fazën e parë është projektuar për 500 l/sec. Me rritjen e konsumatorëve dhe me rritjen e standardit jetësor kërkesat ujore  po rriten. Menaxhimi i kërkesave për ujë është vështirësuar që nga prodhimi e deri te distribuimi, e kjo sidomos gjatë kohës me thatësira. Poashtu edhe në kohën e stratifikimit në liqe, shfaqet nevoja e përdorimit të karbonit aktiv, e që pamundëson mbiprodhim të ujit sipas kërkesave maksimale, për shkak të shplarjes së domosdoshme të filtrave. Prodhimtaria vjetore për vitin 2014 e ujit vlerësohet të jetë 14,163,070 m³/vit, humbjet vjetore 7,111,934 m³/vit ose në përqindje 50%.


SHERBIMET E KOMPANISE

Procesi teknologjik i përpunimit të ujit në Stacionin e Filtrimit

Stacioni i Filtrimit është objekt i ndërtuar enkas vetëm për përpunimin e ujit. Momentalisht punon vetëm një fazë , me që faza e dytë akoma nuk është ndërtuar. Kapaciteti i prodhimit maksimal përafërsisht  është 700  l/s dhe posedon një aparaturë më bashkëkohore.

Pirgu – Nivelmarrësi

Në skemën e paraqitur për përpunimin e ujit të liqenit Radoniqi, po e përshkruajmë në disa pika të shkurta.
Uji i papërpunuar merret nga akumulimi i ujit Radoniqi nëpërmes pirgut-nivelmarrësit
(5 nivelmarrësa), me rënie të lirë uji rrjedhë deri në kthinën ndarëse me kapacitet përafërsisht 500-700 l/s.

Kthina ndarëse

Procesi i përpunimit të ujit kryhet në disa faza:

Kthina ndarse:

Dozimi i karbonit aktiv; sulfatit të aluminit; klorurit të hekurit dhe polielektrolitit;
Paraklorizimi (klorizimi i ujit të liqenit me klor);
Ajrosja;
Zbutja e ujit (me gëlqere të shuar);

Salla e kemikaleve

Përgaditja e tretjeve në kadat e kemikaleve, si :

•          Tretjen e sulfatit të aluminit;
•          Tretjen e polielektrolitit;
•          Gëlqeres së shuar;
•          Karbonit aktiv

Fusha e pulëzatorëve

Uji nga kthina ndarse rrjedhë gjerë në fushën e pulzatorëve.

Pulzatorët:

Kryhet procesi i flokulimit dhe koagulimit,

(flokulimi dhe koagulimi kryhet me ndihmën e flokulanteve  përkatës për uljen e turbullirës);
Sedimentimit,
Thërrmijat e imta inorganike dhe organike që gjenden në ujë, nën ndikimin e flokulantëve përkatës, bashkohen në mes veti duke formuar koagullimin e thërrmijave me peshë specifike më të rëndë se uji që sedimentohen në hinkë.
Këtë fazë mund ta quajmë: Faza e përpunimit të ujit

Salla e filtrimit 

Uji i përpunuar kimikisht rrjedhë në fushën e filtrimit, ku në këtë fazë kryhet filtrimi i ujit me anë të rërës së kuarcit duke kaluar nëpër filterat që gjinden nën rërë.
Këtë fazë mundë ta quajmë: 

Faza e përpunimit të ujit mekanik 

Uji i filtruar rezervohet në rezervuarin me kapacitet prej 2.122 m3 ujë, pastaj me klor kryhet dezinfektimi i ujit të pijes si fazë përfundimtare e përpunimit të ujit. 

Uji i përpunuar plotësisht, nga rezervuari i Stacionit të filtrimit rrjedhë gjerë në rezervuarin qendror në Qerim me kapacitet 2 x 5.000 m3 dhe pastaj shpërndahet në gjithë rrjeten e Hidrosistemit “Radoniqi” për ujë të pijshëm.


DISTRIBUIMI

Zona gjeografike e distribuimit

Zona gjeografike e distribuimit

Rrjeta shprendarese

Rrjeta shprendarese

HS. RADONIQI bën furnizimin me ujë të pijes për  Regjionin e Gjakovës, Rahovecit dhe fshatrave të  komunës së Prizrenit.Rrjeti kryesorë përfshin mbi 300 km2, ndërsa me rrjetin  sekondar-shpërndarës arrin rreth 400 km2.


MIREMBAJTJA

H.S RADONIQI ofron furnizim të rregullt dhe kualitativ me ujë të pijes .Me qëllim të sigurimit të kualitetit të ujit të pijes respektivisht përmbushjes së standardeve të kërkuara nga Institutet Shëndetësore bëhen analizat fiziko-kimike çdo dy orë nga H.S RADONIQI si dhe çdo dy ditë nga Enti Higjenik në Gjakovë.Çdo gjashtë muaj bëhen analizat periodike nga Instituti i Shëndetit Publik në Prishtinë.

Departamenti i Marrëdhënieve me Konsumator

KRU “Hidrosistemi Radoniqi” me qëllim të harmonizimit sa ma të mirë të punëve dhe detyrave të punës në shërbimet për konsumator, konform Statutit të Kompanisë dhe Rregulloren mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës në Kompani ka formuar Departamentin e Marrëdhënieve me Konsumator.
DMK si strukturë organizative e Kompanisë është më tepër se një qendër e thirrjeve dhe informimit, apo kontakt shërbim për konsumator, qytetar dhe ZRRUM-in.


Kontakti me KRU Radoniqi 

KRU "Radoniqi" SH.A

Rruga "UÇK" 7
50000 Gjakovë, Kosovë
Telefon: +381 390 320 503
Telefax: +381 390 320 997
E-Mail: [email protected]
Web: http://www.kru-radoniqi.com

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker