X
GO

KRM Çabrati SH.A.

KRM Çabrati SH.A.

Veprimtarinë ndërmarrja  e ka nisur më 1951, kur me vendim të  Komunës së  Gjakovës është formuar Enti për pastrimin e qytetit me emrin “ERENIKU“.

Veprimtaria e Entit ka qenë: pastrimi dhe bartja e mbeturinave. Selia ishte tek shtëpia e Shaqir Currit, ( tani tek familja Batalli), rruga “Skenderbeu”. Numri i punëtorëve ne atë kohe ka qene afro 20. Ky ent si i tille ka ekzistuar deri ne vitin 1956. 

Një vit më vonë më vitin 1957, nga ky Ent, është formuar një etnitet tjetër ( me transformim është themeluar si ndërmarrje e veçantë me transformim), Kjo ka ndodhur kur ka hy sistemi i vetëqeverisjes në fuqi. Emërtimi i ndërmarrjes ka qene “BELI DRIM”. Selia e ndërmarrjes ka mbet po ajo e vitit 1956. Ndërmarrja veprimtarinë kryesore ka pasur  pastrimin dhe bartjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e banesave, dhe si njësi është formuar “Transporti”. Veprimtaria e saj kryesisht është kryer me këto mjete: 6 qerre me kuaj, dhe dy kamion një “Pionir” dhe tjetri “Shoferlet”. 

Në vitin 1971 është bërë ri organizim dhe ndryshime në emërtimin e firmës në Organizata Komunale “ÇABRATI”. Organizata punuese në kuadrin e vet ka pasur shumë OTHPB-ar dhe atë: ”Pastrimi”, ”Banesat”, ”Ndarja e Trojeve”, “Ndërtimtaria dhe Zejtaria”, ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Tregu” dhe “Gjelbërimi dhe Varrezat”. Selia e Organizatës ka qenë tek “Këshilli i vjetër”  (Çarshia e Madhe). Organizata ka pasur të punësuar afro 87 punëtorë të rregullt, dhe punëtor sezonal prej 140 deri në 160. Veprimtaria kryesisht është ushtruar me vete financim dhe kontrata me Komunën. 

Prej 1986  ka funksionuar si ndërmarrje, brenda së cilës kanë qenë tri Organizata Themelore. dhe atë: “Shërbimet e Përbashkëta”, ”Shërbimet Komunale Publike” dhe “Ndërtimtaria e Zejtaria”. Në kuadër të “Shërbimeve Komunale Publike” kanë ekzistuar katër njësi punuese dhe atë: “Pastrimi”, “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Tregu”, dhe “Gjelbërimi dhe Varrezat”. 

Pas çlirimit kjo ndërmarrje  merrë karakterin e ndërmarrjes publike, e financuar në fillim nga Administraa e Kombeve të Bashkuar  UNMIK . Ndërsa  nga  vitit 2001  sikur të tjerat, është mbikqyrur dhe udhëhequr nga  Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit. 

Nga 1993 “Çabrati” ka kryer shërbimet e mbledhjes së mbeturinave dhe kanalizimit; në 2006 Çabrati ka transferuar shërbimet e kanalizimit kompanisë për distribuimin e ujit “Radoniqi”. 

Që nga  një janari 2008, kompania funksionon si shoqëri aksionare dhe merr emërtimin si: KRM”Çabrati” SH.A. Gjakovë. Kjo është bërë pas përfundimit të procesit të Koorporatizimit.  Pronare e Kompanisë është Komuna , (me 100% të aksioneve) dhe përmes trupave si: Komisionit Komunal i Aksionarëve, Bordi Drejtorëve dhe Stafit Menaxhues, bëhet mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Kompanisë. 

Image
SHERBIMET

Zona e shërbimit të Çabratit 

Sipas statistikave të KRM”Çabrati” sh.a. në zonën e shërbimit jetojnë afërsisht 66,574 banorë në qytet , përderisa 29,497 banorë jetojnë në 88 fshatra e zonave rurale. 

Aktivitetet primare dhe sekondare 

Veprimtaria kryesore e KRM “Çabrati” sh.a. është grumbullimi dhe bartja e mbeturinave në komunën e Gjakovës dhe klientë  janë amvisëritë, bizneset dhe institucionet. 

Tani për tani aktivitete sekondare janë këto: 

Pastrimi i rrugëve dhe heqja e borës;
Menaxhimi i varrezave dhe shërbimet e varrimit;
Menaxhimi i stacionit transferues të mbeturinave;
Mirëmbajtja e gjelbërimit dhe parqeve;
Mirëmbajtja e ndriqimit publik; 

KRM”Çabrati” sh.a për këto aktivitete sekondare, nënshkruan kontrata afat-shkurta (zakonisht për ca muaj apo vjetore) me komunën dhe kompanitë private. 


QËLLIMET, VIZIONI DHE MISIONI 

Qëllimi i KRM”Çabrati”sh.a. është angazhimi rreth zgjerimit të veprimtarisë në fshatrat e Komunës së Gjakovës. 

Aplikimi i kontratave me të gjitha bizneset dhe klient privat; 
Kontakti me përfaqësues të fshatrave lidhur me ofrimin e shërbimeve 
Zvogëlimi i shpenzimeve operative 
 Zgjerimi i veprimtarisë në fshatrat e komunës tonë 
Rritja e kualitetit të shërbimeve; 
Optimalizimi i vendeve të punës dhe numrit të punëtorëve; 
Përfaqësimi në Gjykatat e Rregullta,  për të zgjedhur problemin e borxheve të këqija 
Aplikimi i një sistemi të avancuar të kontabilitetit dhe programeve tjera të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë. 

Misioni 

Misioni i kompanisë është që të mbuloje të gjitha shërbimet në Komunën e Gjakovës për mbledhjen e mbeturinave për të gjithë qytetaret e vetë pa dallim race, feje, religjioni apo kombësie në regjionin e kompanisë ku shërben, për të siguruar një kompani financiarisht të vetë-qëndrueshme dhe afatgjate që të mund të siguroj shërbime në pajtim me standardet ndërkombëtare të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi


KRM Çabrati udhëhiqet nga një  Bord drejtues:

Fisnik Kepuska - Kryesues; Profesioni MSC i Ekonomisë .Pervoje 15 vjeqare ne menaxhimin e sektorit bankar.Bankier i Larte.
Agon Dobruna - Anetar :Profesioni Msc i ekonomise.Pervoje disavjeqare ne KEK si zyrtar i larte.
Ardita Rizvanolli - Anetar; Profesioni Architekte e dipl.,Pervoje te gjate ne fushen e biznesit dhe sektorin e shoqerise civile.

Si dhe nga menagjmenti 

Kryeshef Ekzekutiv: Nora Gola, Msc në agrobiznes. Përvoje 15 vjeqare në shoqëri civile dhe organizata nderkombëtare. 

Zyrtar i Larte financiar: Kujtim Qela Ecci.dipl..Pervoje te gjate ne profesion duke filluar nga nderrmarja Modeli ne vitet 80, e deri se fundmi me kompanin prodhuese Mozart.

Sekretar : Lorik Lipoveci Msc i juridikut.Pervoje ne korporaten elektroenergjetike KEK.I angazhuar me pare edhe ne sektorin e shoqerise civile.


Kontakti  me KRM “Çabrati”

KRM "ÇABRATI "sh.a. Gjakove
Kompania Regjionale e Mbeturinave

         Tel +381 (0)390/321 588
               +381(0)390/327/872
               +381(0)390/324/034
               +381(0)390/324/884
               +381(0)390/320/817
                  [email protected]
                Gjakovë - Gjakova

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker