Komuna subvencionon bujqit me motokultivator
Njëzet e shtatë (27) bujq sot janë pajisur me motokultivator të cilët do të iu shërbejnë atyre për punën e përditshme nëpër serra, pemëtari dhe perimtari.
Këta motokultivator janë një subvencionim i komunës së Gjakovës, konkretisht drejtorisë Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në të cilin me 20% të shumës kanë participuar edhe përfituesit.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha që gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë nga ana e komunës është investuar edhe në ndërtimin e pesë (5) pendave me 6 mijë metra kanale të ujitjes. Investimi në bujqësi është me rëndësi jetike jo vetëm për prodhime cilësore por edhe për punësim e zhvillim ekonomik, përfundoi Gjini.
Vlera totale e motokultivatorëve është 13.230€.