Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Daniel Cruz, Drejtor i Up to Youth Global Comunities kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për implementimin e projektit pesë-vjeçar Up to Youth.
Ky projekt është mirëpritur nga Kryetari Gjini dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni Maloku, për faktin se përmes këtij projekti, të rinjtë e Gjakovës do të përfshihen në aktivitete të shumta, të cilat drejtëpërdrejtë do të ndikojnë në të ardhmen e tyre profesionale dhe sociale.
Ata janë shprehur mirënjohës ndaj Up to Youth Global Comunities që e kanë përzgjedhur komunën e Gjakovës për të implementuar këtë projekt, i cili do të sjellë ndryshime pozitive tek të rinjtë.
Qëllimet që do të përmbushen përmes këtij projekti janë:
🔹 Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive.
🔹 Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë.
🔹 Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihen në mënyrë pozitive dhe të dobishme.