X
GO

KFOR-i italian dhuron dy karrige stomatologjike

KFOR-i italian dhuron dy karrige stomatologjike
KFOR-i italian sot ka dhuruar donacion dy karrige stomatologjike të cilat do të jenë në funksion të një preventive më të mirë dentare.

Një donacion i tillë u dorëzua nga Komandanti i KFOR-it italian, kolonel Daniele Pisani, i cili u shpreh që rikthimi në Gjakovë pas tetëmbëdhjetë vitesh nga misioni i parë, është një ndryshim i madh. “Unë shoh sot që kryetari juaj po bën gjëra shumë të mira për qytetin tuaj dhe jam i lumtur që populli im po dhuron donacione të tilla që janë për të mirën e fëmijëve tuaj”- tha në fjalën e tij Pisani i cili gjithashtu përfundoi që problemet e sigurisë nuk ekzistojnë më në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës Ardian Gjini falenderoj KFOR-in italian për ndihmën e tyre të vazhdueshme që i kanë bërë Gjakovës, duke theksuar që prezenca italiane do të jetë gjithmonë në këtë qytet përmes një miqësie që e kemi ndërtuar mëse njëzet vite.

Karriget stomatologjike u dhuruan një për shkollën “Yll Morina” dhe tjetra për Qendën e Mjekësisë Familjare në Dardani.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker