X
GO

Gjakova, komuna e parë që bën pa pagesë testet serologjike

  • 11.09.2020
  • Author: Artan Haraqia
  • Numri i shikimeve: 2423
  • 0 Comments
Gjakova, komuna e parë që bën pa pagesë testet serologjike

Komuna e Gjakovës ka filluar testimet serologjike, të cilat do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

4500 teste IGG dhe 4500 të tjera IGM kanë arritur në këtë qendër, dhe të njejtat do të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupat ndaj COVID-19.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, tha se jemi ndër komunat e para në Kosovë që kemi nisur një proces të tillë, i cili është i rëndësishëm në luftën kundër virusit. “Testimi do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, jemi të interesuar të dimë si e kemi situatën tek personeli arsimor për shkak se të hënën fillon viti i ri shkollor, pastaj ai shëndetësor dhe administrata komunale pasiqë kanë kontakt direkt më qytetarë. Për momentin, prioritetet janë këto. Pasi të përfundojmë me këtë fazë, do të shohim cilat do të jenë prioritetet në vijim. Personelit shëndetësor në QKMF dhe stafit të DSHMS-së ju uroj punë të mbarë” u shpreh ndër të tjera ai.

Këto teste serologjike kapin vlerën financiare prej 89,100.00 mijë Euro, mjete këto të ndara nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker