X
GO

Fillon projekti për ndërtimin e 10 akseve rrugore në Rogovë të Hasit

  • 02.11.2020
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 2672
  • 0 Comments
Fillon projekti për ndërtimin e 10 akseve rrugore në Rogovë të Hasit

Filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e dhjetë akseve të tjera rrugore në fshatin Rogovë të Hasit.

“Këtë vit, në fshatin më të madh të komunës së Gjakovës, i nisim dhjetë akse rrugore me gjatësi 2300 metra, projekt ky që kap vlerën financiare rreth 111 mijë euro. Me këto rrugë dhe dy të tjera të cilat janë të planifikuara nga Qeveria e Kosovës, përfundojmë me infrastrukturën rrugore publike në Rogovë të Hasit. Vitet në vazhdim do të punojmë në kanalizime dhe ndriçim publik” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Kryetari Gjini dhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, janë pritur nga banorët e kësaj ane, të cilët janë shprehur të lumtur për jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm për mirëqenien e tyre.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker