Familjet e zhvendosura të komuniteteve Rom, Ashkalinje dhe Egjiptian bëhen me shtëpi të reja
Është finalizuar në tërësi projekti për ndërtimin shtëpive banimi për tetë(8) familjeve të zhvendosura të komuniteteve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian të cilat janë ndërtuar nga IOM në bashkëfinancim edhe nga Bashkimi Europian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Komuna e Gjakovës ka liruar nga tarifat për leje ndërtimore të gjitha këto familje të cilat sot në prag fundviti kanë pranuar dhuratën më të mirë, çelësat për shtëpi të re.
Drejtori i Administratës Komunale, Flamur Fetahaj duke uruar që ta gëzojnë shtëpinë e re i ka dorëzuar çelësat familjes së Agron Gashi-t.
Pranim-dorëzimi i shtëpive të ndërtuara është bërë edhe nga përfaqësues të organizatës IOM dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Kostoja totale e ndërtimit të këtyre shtëpive është 160,000.00€.