X
GO

Është mbajtur sot mbledhja e shtatë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

  • 25.08.2020
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 2450
  • 0 Comments
Është mbajtur sot mbledhja e shtatë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

Është mbajtur sot mbledhja e shtatë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në të cilën si pikë kryesore ka qenë miratimi i shpërndarjes së rezervave buxhetore, konkretisht mjeteve që i janë rikthyer buxhetit komunal pas pezullimit të Ligjit për paga. Sipas këtij ligji të gjitha komunat ishin të obliguara të ndanin një pjesë të mjeteve financiare për nivelimin e pagave të nëpunësve civil. Bëhet fjalë për një shume prej rreth 2 milion euro, të cilat me planifikimin paraprak ishin hequr nga investimet kapitale.

Sipas kryetarit të komunës së Gjakovës, një pjesë e këtyre mjeteve është planifikuar që të rikthehen tek projektet investimeve, prej nga edhe ishin hequr ndërsa një pjesë tjetër do të shpenzohet në investime dhe subvencionime në luftën kundër pandemisë Covid – 19.

Në këtë takim, kryetari Gjini u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve dhe kërkesave të anëtarëve të Kuvendit Komunal, e të cilat kryesisht kishin të bënim me masat e ndërmarra nga komuna në luftën kundër pandemisë Covid – 19 dhe për investime të ndryshme kapitale, bazuar në kërkesat që qytetarët paraqesin para anëtarëve të Kuvendit.

 

 

 

 

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker