X
GO
City

Shkollat

DREJTORIA E ARSIMIT – GJAKOVË

Prikaži lokacije 

1.Shfmu: “Emin Duraku”

Adresa: ‘Elton Zherka” nr.38
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Albert Zajmi
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Është një ndër shkollat e para, ku puna e saj është vazhdim i Mejtepit Turk, ku në kohën e okupacionit, mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe me emërtim të shkollës “Sulejman Vokshi”. Statutin si shkolla fillore “Emin Duraku” e mori ne vitin 1964. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 601 nxënës.

2.Shfmu: “Yll Morina” 

Adresa: “Xhafer Lipoveci” p.n.
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Ariana Zhubi
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë veprimtarinë e vet edukativo – arsimore në objektin e ri e realizon ne rrugën “Yll Morina” e ndërtuar në vitin 1974. Shkolla u themelua me Vendimin e Kuvendin Komunal te dt. 29.04.1954, kurse punën e ka filluar me dt. 01.09.1954. Në fillim të viti shkollor 2005-06, shkolla e mban emrin “Yll Morina” pasi që heroi i ynë Ylli ka qenë nxënës i kësaj shkolle. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 1057 nxënës

3.Shfmu: “Fehmi Agani”

Adresa: “Washingtoni” p.n.
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Arsim Hoxha
Kontakti: 0390-326-511
Historiku i shkollës: Kjo shkollë filloj te ndërtohet ne vitin 1985, por ngeli e papërfunduar. Me donacionin e Shoqatës Qeveritare”Hilswerk” të Austrisë  dhe Kuvendit Komunal u rindërtua  dhe ne vitin 2002 filloj punën e saj drejt realizimit te misionit te saj që ndërlidhet me edukimin e gjeneratave te reja. Kjo shkolle mori emrin e akademikut Fehmi Agani. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 637 nxënës

4.Shfmu: “Mustafa Bakija”

Adresa: “Skënderbeu” nr.107
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Flloza Radoniqi
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar me Vendimin e Kuvendit Komunal të datës 29.04.1954, kurse punën e vet e ka filluar me 01.09.1954. Shkolla në fjalë e mban emrin e heroit të LNÇ (1941-1944)  Mustafa Bakija. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 839 nxënës.

5.Shfmu: “Mazllum Këpuska”

Adresa: “Izet Hima” nr.316
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Arbnor Pozhegu
Kontakti:
Historiku i shkollës: Shkolla fillore e mesme e ulet “Mazllum Këpuska” ka filluar punën në shtëpinë e Xajë Komonit në vitin 1954, për të vazhduar punën edhe në objektin ku gjendet SHLP “Bajram Curri” dhe në vitin shkollor 1958/59 bëhet shkollë e plotë fillore (I-VIII). Në shkollën ku sot zhvillohet procesi edukativ-arsimor filloi mësimi në vitin 1962. Kjo shkollë u themelua me vendim te KK Gjakovë të datës 29.04.1964. U pagëzua me emrin e dëshmorit Mazllum Këpuska, banor i lagjes së Çabratit, lagje ku gjendet shkolla. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 556 nxënës.

6.Shfmu: “Zekeria Rexha”

Adresa: “Nënë Tereza” p.n.
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Berat Bejtullahu
Kontakti: 0390-324-333
Historiku i shkollës:  Me dt.29.04.1954 me miratimin e Kuvendit të Komunës, kjo shkollë themelohet si institucion arsimor. Në fillim punën e filloj në shtëpinë e Ahmet Begut, e cila atëherë shërbente si lokal shkolle. Me ndihmën e Kuvendit të Komunës në vitin 1955 filloi ndërtimi i objektit të ri, i cili përfundoi së ndërtuari 1956. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 1906 nxënës.

7.Sh.f : “Kelmend Rizvanolli”

Adresa: “Tefik Çangu” p.n.
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Valma Zeka
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli”, është shkollë e ciklit të ulët    1 – 5, është shkollë publike, e themeluar nga fondacioni i familjeve Rizvanolli dhe Kusari, prej nga rrjedh edhe emërtimi i shkollës “Këlmend Rizvanolli” Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 514 nxënës.

8.Shfmu: “Selman Riza”

Adresa:
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Gjokë Osmani
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla fillore dhe e mesme e ulet ,,Selman Riza’’ Gjakovë , (që në atë kohë quhej Bora e Ramizi) veprimtarin edukativo arsimore e ka fillua në shtator  të vitit 1983 si paralele e ndarë e shkollës fillore tani "Zekria Rexha’’ (e që në atë kohë quhej Vojo Llakiqeviq) në Gjakovë. Vitin e pare te punës përkatësisht në vitin shkollor 1983/1984 procesin e mësimit te rregullt e kane vijuar nga klasa e parë e gjer të klasa e tetë. Në vitin 1992 kjo shkollë u emërtua më emrin e Selman Riza. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 746 nxënës.

9.Shfmu: “Zef Lush Marku”

Adresa: “Domenik Pergega” p.n. - Brekoc
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Jeton Balaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Puna në këtë shkollë fillon me 18.10.1946, si shkollë katër klasëshe – dy vjeçare. Me 24.04.1959, me pëlqimin e organizatave shoqërore-politike dhe Kuvendit të Komunës së Gjakovës, shkollës fillore ju dha emri i militantit të ideve komuniste “Zef Lush Marku “.Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 618 nxënës.

10.Shfmu: “Anton Çeta”

Adresa: Dol
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Dukagjin Markaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Punën kjo shkollë e filloi në vitin 1949 me tri klasë fillore. Në vitin 1951-52 ndërtohet lokali i shkollës në fshatin Dol. Me vendimin e Komisionit – MASHT shkolla “Qemajl Bakija” të merr emrin e veprimtarit “Anton Çeta” në vitin 2013. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 240 nxënës.

11.Shfmu: “Pjeter Muqaj”

Adresa: Guskë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Ukë Kuka
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkolle ka filluar punën në një shtëpi private të  ndjerit Mark Mehmeti-ish punëtor i kësaj shkolle, ku mësimet i kanë ndjekur nxënësit e fshatrave : Guskë, Devë dhe Korenicë. Në vitin shkollor 1971-72, ju dha statusi i shkollës së pavarur ku edhe e muar emrin e dëshmorit Pjetër Muqaj – banor i fshatit Brekoc. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 83 nxënës.

12.Shfmu: “Zenel Sadiku”

Adresa: Babaj Bokes
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Qamil Hajdari
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla u hap për herë të parë në vitin 1948/49. Shkolla nga themelimi e mbante emrin “Fahri Hoxha”. Tani shkolla mban emrin “Zenel Sadiku” në bazë të ish drejtorit të kësaj shkolle që humbi jetën tragjikisht. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 159 nxënës.

13.Shfmu: “Luigj Gurakuqi”

Adresa: Korenicë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Ramiz Alija
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë filloi punën me 01.09.1990 ku i epët emri i publicistit Luigj Gurakuqi. Në këtë shkollë gravitojnë nxënësit e fshatrave: Korenicë, Duzhnje, Nec, Ramoc, Cufadol dhe Orize. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 121 nxënës.

14.Shfmu: “Ganimete Terbeshi”

Adresa: Ponoshec
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Hajredin Sadrija
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë ka funksionuar që nga viti 1925 në gjuhën jo amtare serbokroate. Për herë të parë në gjuhën shqipe është hapur në vitin shkollor 1947-48. Objekti shkollor në vitin 1955. Themelimi i shkollës fillore “Ganimete Terbeshi” bëhet me vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës me 29.02.1964. e cila mori emrin nga dëshmorja e Luftës Nacional Çlirimtare Ganimete Terbeshi. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 184 nxënës.

15.Shfmu: “Sulejman Vokshi”

Adresa: Smolicë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Murteza Nuza
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar më 10.05.1950 me Vendim të Kuvendit Komunal-Ponoshecit. Në kuadër të shkollës ekzistojnë dy paralele të ndara fizike: në Nec dhe Shishmon, ku mësimi zhvillohet në paralele të kombinuara. Para këtij viti ka ekzistuar shkolla fillore 4 klasë-she në kohën e ish Jugosllavisë së vjetër. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 169 nxënës.

16.Shfmu: “Jahë Salihu”

Adresa: Molliq
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Isa Zenuni
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Në vitin shkollor 1946-47, me lejen e Këshillit të rrethit të Gjakovës, filloi punën shkolla shqipe me klasën e parë në fshatin Molliq, në shtëpinë e Shpend Syles. Me rastin e pavarësimit, shkolla e mori emrin e dëshmorit të kësaj treve Jahë Salihu në fshatin Batush, Komuna – Gjakovë. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 303 nxënës.

17.Shfmu: “Bajram Sadriu”

Adresa: Berjahë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Januz Smajli
Kontakti: 
Historiku i shkollës:  Shkolla “Bajram Sadriu” është shkolla më e re e Rekës së Keqe, në të cilën i ndjekin mësimet nxënësit e fshatrave: Nivokaz, Berjahë dhe Stubëll. Objekti shkollor u ndërtua më 10.10.1984 ku edhe e filloi punën për herë të parë për vitin shkollor 1984-85. Kjo shkollë në vitin 1998, digjet tërësisht nga forcat okupuese serbe. Pas luftës, gjegjësisht në gusht të viti 1999, shoqata bamirëse, Komiteti Hebraik i Britanisë së Madhe, rindërtoi në themelet e shkollës një objekt të tipit montazh me 4 dhoma mësimi. Pastaj MASHT-i ndërtoi shkollën e re dhe moderne mbi 800 m2 në vitin 2007, Në këtë shkollë vijojnë 132 nxënës.

18.Shfmu: “Ardhmëria”

Adresa: Ramoc
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Zhel Berisha
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla fillore “Ardhmëria” në Ramoc, ka filluar të punojë që nga viti 1949, fillimisht në shtëpi private të Ramocit. Emrin “Ardhmëria” e ka marrë nga propozimi i Këshillit të Arsimtarëve dhe Këshillit të shkollës në vitin 1957. Në shkollë janë përfshi fshatrat Ramoc, Rrypaj, Madanaj, Meje. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 117 nxënës.

19.Shfmu: “Dy Dëshmorët”

Adresa: Sheremet
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Neki Jupa
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkolle punën e filloj ne vitin 1948 ne fshatin Dallashaj . Në vitin 1949/50 kjo shkolle ka kalu ne fshatin Sheremet si paralele e ndarë e shkollës se Skivjanit. Pas çlirimit nga okupatori serb u muar iniciativa për ndërrimin e emrit të shkollës. Me dt. 21.01.2011 me vendimin Nr.01B/374 lëshuar nga MASHT –i shkolla riemërohet me emrin “Dy Dëshmorët” që ishin Hysen Arifi pedagog dhe Vezir Ademaj  i cili u jetësua më 26.11.2011. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 235 nxënës.

20.Shfmu: “Gjergj Fishta”

Adresa: Bishtazhin
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Pal Quni
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar në vitin 1947 në fshatin Smaq në një shtëpi private, pastaj kjo shkollë është zhvendosur në Bishtazhin në vitin 1956-57 ku edhe e merr emrin “Ereniku”. Ndërsa, në vitin 1990-91 kjo  shkollë e muar emrin e patriotit, shkrimtarit të madh kombëtarë At Gjergj Fishta. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 273 nxënës.

21.Shfmu: “Haxhi Hoti”

Adresa: Rogovë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Musa Shala
Kontakti:
Historiku i shkollës: Kjo shkollë daton nga viti 1927 ku mësimi zhvillohej në objektin Vakëfit, ndërsa në vitin 1932-33 u ndërtua objekti ri me katër dhoma mësimi. Në vitin 1966 ndërtohet prapë objekti i ri më i madh dhe emërtohet me emrin “Gani Hoxha”, ndërsa në vitin 2000 u riemërtua me emrin “Haxhi Hoti”. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 635 nxënës.

22.Shfmu: “Shaban Golaj”

Adresa: Lipovec
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Gëzim Gjuraj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkolle filloj punen ne vitin 1947 si paralele e ndare e Bishtazhinit.ne vitin 1969 u pavarësua dhe mori emrin “9 Nentori” deri ne  vitin 1990 ku u riemërtua me enrin “Nimov Ferizi” Për kontributin e dhënë gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, Shaban Gola ka qenë një ndër luftëtarët më të mëdhenj dhe ne vitin 2012 shkolla e jonë mbanë këtë emër. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 223 nxënës.

23.Shfmu: “7 Shtatori”

Adresa: Gërqinë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Shote Mahmutaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla “7 Shtatori” në Gërqinë, emrin e mori nga Shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut, ku u hapë për herë të parë vë vitin 1991-1992. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 219 nxënës.

24.Shfmu: “Durak Ahmeti”

Adresa: Demjan 1
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Sali Cena
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Në vitin 1968 me vet kontribut të banorëve dhe ndihmën e Kuvendit Komunal u ndërtua objekti i ri dhe u emërtua me emrin e dëshmorit Durak Ahmeti. Deri në këtë vit kjo ishte paralele e ndarë e shkollës “Gani Hoxha” në Rogovë. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 456 nxënës.

25.Shfmu: “Kongresi Manastirit”

Adresa: Demjan 3
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Setki Krasniqi
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë ka filluar punën në vitin 1981 si paralele e ndarë prej nga klasa e parë e deri në klasën e katërt të shkollës “Durak Ahmeti” Demjan 1. Në vitin 1990 është pavarësuar dhe duke e ditur rëndësinë e Kongresit të Manastirit, që është mbajtur në vitin 1908 në qytetin e Manastirit të Maqedonisë për krijimin e një alfabeti unik për mbarë popullin shqiptar, u vendos që të emërohet shkolla e jonë me këtë emër. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 289 nxënës.

26.Shfmu: “Pjetër Bogdani”

Adresa: Demjan 2
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Qazim Muhadri
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë si institucion i pavarur edukativo-arsimor është themeluar në vitin 1990, në bazë të Vendimit nr.203/2 të datës 28.12.1988 të lëshuar nga Kuvendi i BKCI të Arsimit dhe Edukimit në Gjakovë. Nga viti 1977 ka qenë paralele e ndarë e shkollës Durak Ahmeti në Demjan 1, shkollë katër klasë-she e deri në vitin 1987, prej këtij viti u bë tetë klasë-she. Me rastin e pavarësimit shkolla mori emrin e njërit nga figurat më komplekse të kulturës e letërsisë sonë Pjetër Bogdani me origjinë nga Hasi. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 293 nxënës.

27.Shfmu: “Malush Stavileci”

Adresa: Goden
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Halit Alija
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar në vitin 1949 në shtëpi private. Në vitin 1956 është ndërtuar objekti i parë ku kanë gravituar 3 fshatra: Goden, Zylfaj dhe Prush. Në vitin 2000 është rinovuar nga Kryqi Kuq – Anglez. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 9 nxënës.

28.Shfmu : Isa Boletini”

Adresa: Osek Hylë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Mark Keqani
Kontakti; 
Historiku i shkollës: Iniciativa për ndërtimin e shkollës u bë nga komuniteti. Shkolla filloi punën në vitin 1992 dhe u emërua shkolla Isa Boletini, ndërsa në vitin 2013 u ndërtua objekti i ri i kësaj shkolle. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 195 nxënës.

29.Shfmu: “Ukshin Miftari”

Adresa: Skivjan
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Isuf Stojkaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë ka filluar të punojë në vitin 1945-46 ne shtëpinë e Ibrahim Sadikut. Me 1952 u ndërtua objekti shkollor me punë vullnetare nga komuniteti me emrin “Përparimi”. Në vitin 1964 shkolla u riemërtua me emrin e dëshmorit Ukshin Miftari. Ndërsa në vitin 1981 u ndërtua objekti i ri që punon edhe sot. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 310 nxënës.

30.Shfmu: “Fan Noli”

Adresa: Dujakë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Imer Alija
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla është hapur për punë me 21 dhjetor të vitit 1983. Në fillim si paralele e ndarë e shkollës fillore ,,Ukshin Miftari" në Skivjan e nga data 7.11 1986 shkolla u pavarësua dhe e mori  emrin e poetit, politikanit, priftit dhe atdhetarit FAN STELIAN NOLI. Emri ju dha me propozimin e Aktivit të shkollës, ndërsa u miratua nga Bashkësia për Arsim e Shkencë e Kulturë e Kosovës.
Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 1960 nxënës

31.Shfmu: “Engjell Gjoni”

Adresa: Novosellë e Ulët
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Pjetër Gecaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë ka zhvilluar veprimtarinë në vitin 1927 me katër paralele në gjuhën jo amtarë, ndërsa në vitin 1941-42, kjo shkollë u shndërrua në shkollë shqipe. Themelimi i kësaj shkolle është bërë në vitin 1964 me emrin shkolla fillore “Engjell Gjoni”, ndërsa objekti i sotëm i kësaj shkolle u ndërtua ne vitin 1983. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 178 nxënës.

32.Shfmu: “Shtjefën Kurti”

Adresa: Novosellë e Epërme
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Tunë Frrokaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë filloi punën në Janar të vitit 1983 si paralele e ndarë shkollë “Engjëll Gjoni”. Në vitin 1988 shkolla u pavarësua dhe e mori emrin Eduard Kardeli. Në vitin 1992 kjo shkollë riemërtohet me emrin e martirit te kombit Shtjefën Kurti. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 100 nxënës.

33.Shfmu: “Rilindja”

Adresa: Dobrigje
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Fakete Shabani
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla fillore e mesme e ulët “Rilindja” në Dobrigje, KK Gjakovë posedon Vendimin mbi themelimin e shkollës, ne.154/4 të dt. 28.02.1989, lëshuar nga Kuvendi i Komunës në Gjakovë si dhe  Vendimin e Gjykatës Ekonomike. Kjo shkollë ka filluar punën e saj edukativo-arsimore që nga viti 1932 si shkollë katër klasë-she të cilat dy në gjuhën shqipe dhe 2 në gjuhën serbokroate. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 67 nxënës.

34.Shfmu: “Ahmet Rrustemi”

Adresa: Bec
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Marjan Ndoja
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla “ Ahmet Rrustemi “ në vitin 1970 është ndarë nga shf. “ Vëllazërimi “ në Cermjan si shkollë e pavarur në Bec . Në vitin 1976 janë formuar 2 paralele të ndara te SHFMU  “ Ahmet Rrustemi “ në Zhdrellë dhe Lukbunar ku edhe  sot ekzistojnë . Gjatë luftës, shkolla është dëmtuar nga ekupatori serb, ku me donacione të shoqatave të ndryshme është rinovuar. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 245 nxënës.

35.Shfmu: “Ali Hasi”

Adresa: Cërmjan
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Ramiz Hoxha
Kontakti: 
Historiku i shkollës:  Kjo shkollë më herët është emëruar “Vëllazërimi” dhe për herë të parë ka filluar në vitin 1915. Pastaj në vitin 2012 është emëruar në bazë të Dëshmorit të Kombit Ali Hasi. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 294 nxënës.

36.Shfmu: “Dëshmorët e Dushkajes”

Adresa: Bardhaniq
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Lekë Hajdaraj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë daton nga viti 1946-47 si paralele e ndarë e shkollës fillore në Cermjan. Në vitin 1964 pavarësohet dhe e mori emrin Ferhat Binishi. Në vitin 2014 kjo shkollë u riemërtua me emrin ‘dëshmorët e Dushkajës. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 195 nxënës.

37.Shfmu: “8 Dëshmorët”

Adresa: Kralan
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Ukë Ahmeti
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë për herë të parë është hapur në vitin 1946-47 me emrin Hazir Ramaj. Shkolla u ndërtua me punë vullnetare të komunitetit, kohë pas kohe bëhet paralele e ndarë e shkollës fillore “Vëllazërimi” në Cermjan. Në vitin 1974-75 është bërë shkollë ë pavarur, ndërsa nga janari i viti 2015 riemërtohet me emrin “8 Dëshmorët”. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 234 nxënës

38.Shfmu: “Dëshmorët Lleshi”

Adresa:Doblibare
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Gjokë Uka
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkolle ka filluar punën ne vitin 1946 si paralele e ndare e shkollës “Vllazerimi” Cermjan ndërsa në vitin 1948 pavarësohet dhe merr emrin “Remzi Pula”. Ne vitin 2011 riemërtohet me emrin Dëshmorët Lleshi. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 202 nxënës.

39.Shfmu: “Dëshmorët e Kombit”

Adresa: Jabllanicë
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Hysen Brahimaj
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar në vitin 1969 me kontributin e banorëve vendas. Në atë vit kjo shkollë ka punuar si paralele e ndarë të shkollës fillore “Ferhat Binishi” në Zhabel. Në vitin 1990 prindërit e nxënësve të kësaj shkolle me vetëfinancim ndërtojnë një aneks ku u plotësuan kushtet për pavarësinë e shkollës. Emri i shkollës lidhet me masakrën e serbo-malazeze të kryer në vitin 1921 dhe kjo shkollë u pavarësua në vitin 1993. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 123 nxënës.

40.Shfmu: “Dëshmorët e Hereqit”

Adresa: Hereq
Komuna: Gjakovë
Drejtori: Bajram Dobra
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkolle u themelua ne vitin 2004 dhe mori emrin “Dëshmorët e Hereqit”. Nxënësit e kësaj shkolle mësimet i vijonin ne shkollën “Drita” në Gramaqel dhe nga ky vit nxënësit e këtij fshati vijojnë mësimet ne fshatin e tyre. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 144 nxënës

41.Shfmu dhe shk.e mesme: “Prenk Jakova”

Adresa: “Fan Noli”
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Kastriot Sada
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Në bazë të Pleqësisë për Arsim e Kulturë e KK Gjakovë, u muar Vendimi në vitin 1970 që u themelua Shkolla e Ulët e Muzikës në Gjakovë. Kjo shkollë e mori emrin Prenk Jakova , i cili ishte një ndër kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 316 nxënës.

42.Gjimnazi: “Hajdar Dushi”

Adresa: “Beqir Kastrati” p.n.
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Bedri Cahani
Kontakti:
Historiku i shkollës: Në vitin 1953 hapet shkolla e mesme që në atë kohë quhej Gjimnazi real i Gjakovës, në vitin 1990 Kuvendi i Kosovës sjell Vendimin për themelimin e gjimnazeve, kështu që shkolla e mesme Qendra Matematiko-Natyrore “Hajdar Dushi”, emërohet Gjimnazi “Hajdar Dushi”- hero i popullit te Luftës së II-të Botërore. Ne këtë gjimnaz janë profilet e shkencave natyrore, shoqërore, matematikore dhe te përgjithshme.  Ne kuadër te këtij gjimnazi janë edhe paralelet e ndara ne fshatin Bishtazhin, Cermjan dhe Ponoshec. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 1674 nxënës

43.Gjimnazi “Asllan Berisha”

Adresa: Rogovë
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Agim morina
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Gjimnazi “Asllan Berisha” është pavarësuar me 04.03.2008, mirëpo deri me këtë datë ka punuar si paralele e ndarë e Gjimnazit “Hajdar Dushi”. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 224 nxënës

44.Sh.m. mjekësisë “Hysni Zajmi”

Adresa: “Normalja e Gjakovës”
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Isuf Asllani
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Kjo shkollë është themeluar në vitin 1984 me Vendim të Kuvendit Komunal të Gjakovës. Ne këtë shkolle ka profile te drejtimeve mjekësore. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 921 nxënës

45.Sh.m.ekonomike ‘Kadri Kusari”

Adresa: “Normalja e Gjakovës”
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Sinan Hajdari
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Shkolla e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka filluar të funksionoj si shkollë e pavarur në vitin 1960. Që nga viti 1981 mësimi është zhvilluar në objektin shkollor që gjendet sot. Me propozimin e shkollës dhe LASH “N. Frashëri” në Gjakovë në vitin 1992 dhe aprovimin MASHT-it shkolla emërtohet me emrin e pedagogut e atdhetarit të njohur Kadri Kusari. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 932 nxënës.

46.Sh.m.teknike “Nexhmedin Nixha”

Adresa: “Mbretëresha Teuta”
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Adem Muslia
Kontakti: 
Historiku i shkollës: Është themeluar në vitin 1969 sipas aktvendimit nr. 01-2158 të Kuvendit Komunal të Gjakovës  me fuzionimin e shkollës së mesme ekonomike, shkollës së mesme të tekstilit dhe shkollës së nxënësve në ekonomi. Në vitin shkollorë 1977-78 me aplikimin e reformës shkollore dhe nevojat e ekonomisë formohet qendra për aftësimin mesëm të orientuar në të cilin vepron edhe qendra shkollore teknike si shkollë e mesme profesionale.Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 498 nxënës

47.Çerdhja Ganimete Terbeshi”

Adresa: Anton Qetta
Vendi: Gjakovë
Drejtori: Gazmend Hoxha
Kontakti: 
Historiku i çerdhes: Institucioni parashkollor “Ganimete Terbeshi” i cili mori emrin nga dëshmorja e Luftës Nacional Çlirimtare, ka filluar funksionimin e saj që nga viti 1965. Ky institucion ishte i tipit montazh dhe u themelua nga Kuvendi Komunal dhe Drejtoria e Arsimit. Tani ky institucion ka filluar punën e tij në një objekt te ri dhe në ombrellën e tij në një objekt të ri bartë gjithsej 7 objekte ku prej tyre 5 në qytet dhe 2 në fshat. Numri i fëmijëve ne vitin 2015 është 537.

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker