X
GO
City

NPL "Stacioni in Autobusëve" SH.A

Historiku i Ndërmarrjes

NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A.,  Gjakovë  është themeluar që nga viti 1955 me veprimtarinë e shërbimeve transportuese, gjegjësisht bartjen e udhëtarëve në komunikacionin urban, urban periferik, ndërurban si dhe atë ndërkombëtar, e kjo gjerë në vitin 1992, ku me tej me instalimin e masave të dhunshme gjithçka u fundos, gjë që pas luftës (viti 1999) nuk mbeti asgjë pos karoserive të autobusëve, inventarit të shkatërruar e të vjedhur si dhe demolimet e objektit, si në ofiçinën mekanike ashtu edhe në Stacionin e Autobusëve. 

Menjëherë pas luftës stafi u mblodh të bashkuar për rimëkëmbjen e ndërmarrjes dhe riorganizimin e saj, me gjithë se dihet me shumë sakrifica edhe mungesa e mjeteve ishte primare. 

Përmendim se më pas , ndërmarrja është regjistruar pranë Zyres Administrative Civile të OKB në Gjakovë, me emërtimin “Kosovatrans Company” Gjakovë me nr. biznesit 80174942, që edhe sot e tutje e disponohet, ndërsa nga viti 2002 kalon në administrim të AKP (ish AKM-ja). 

Me kalimin e kohës autobusët e siguruar (të vjetër) u amortizuan në atë masë sa që në pamundësi dhe munges mjetesh të blehen të tjerë, u ndal pa dëshirë ushtrimi i veprimtarisë për bartjen e pasagjerëve, mirëpo ajo që edhe sot e kesaj ditë vazhdon, është ofrimi i shërbimeve të peronizimit në Stacionin e Autobusëve, operatorëve që veprojnë në linja të ndryshme si urban periferike, ndërurbane si dhe ato ndërkombëtare, duke shfrytëzuar nisjet nga stacioni të udhëtarëve ku në çdo kohë iu ofrohet shërbim korrekt gjithnjë sipas orarëve të udhëtimeve të lejuara nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës. Që nga data 30.05.2012 me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike 03/L-087 të publikuar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës nr.13, është vendosur që Stacionet e Autobusëve të Komunave të jenë në pronësi të tyre, kështu që Stacioni i Autobusëve në Gjakovë kalon në pronësi të Komunës së Gjakovës 100%.


2. PLANI STRATEGJIK

Qëllimi kryesor i ndërmarrjes dhe objektivat e këtij plani janë: 
rritja e vlerës së aseteve dhe
shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve shërbyese si dhe zgjerimi i veprimtarisë çka do të siguronte edhe ngritjen e të hyrave gjatë viteve të ardhshme.

Aktualisht burimi kryesor i të hyrave të “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Gjakovë është nga pagesat e peronave, ashtu që edhe në planin e të hyrave për vitin 2016 është paraparë që të hyrat nga peronizimet të jenë rreth 69% e të hyrave të përgjithshme. Të hyrat nga qiraja e lokaleve në objekt merr pjesë me 26% në të hyrat e përgjithshme të ndërmarrjes, kurse kompenzimet e shpenzimeve të rrymës dhe ujit me 4% të të hyrave të përgjithshme ndërsa të hyrat nga reklamat që shfrytëzojnë pjesë të hapësires së objektit të stacionit parashihet me afërsisht 1% në të hyrat e përgjithshme. 

Në grafikonin e më poshtëm janë paraqitur të hyrat e planifikuara për vitin 2016 sipas veprimtarive të ndërmarrjes: 


Vizioni

Vizioni është i qartë sa i përket menaxhimit të ndërmarrjes, ngritja e kapaciteteve të reja që të ju ofrojmë shërbime të gjithë qytetareve të komunës sonë, kuptohet nga operatorët tanë e gjitha linjave të regjistruara , të eliminojnë mangësitë që mund të paraqiten e këto sidomos në stinën e dimrit  që janë vështirësi në Stacionin e Autobusëve. E gjithë kjo të bëhet me një koordinim të punës të të gjithëve për mirëvajtjen e stacionit gjegjësisht  të hyrjeve dhe daljeve të operatorëve pa pengesa duka filluar nga biletari, dispeqëri dhe rampisti e të tjeret të cilet duhet të arrijnë ketë.

CAQET 

Caqet kryesore që NPL “Stacioni i Autobusëve“ në Gjakovë për vitin 2016 janë:

Mbajtja dhe shfrytëzimi maksimal dhe rritja e aseteve është qëllimi kryesor i ndërmarrjes.
Në planin strategjik, zgjërimi i kapaciteteve të ndërmarrjes.
Maksimalizimi i të hyrave me një shfrytëzim sa më efikas të këtyre aseteve mbetet prioritet i ndërmarrjes.
Krijimi i ambienteve të favorshme të punës.
Ngritja e kapaciteteve të reja.

Gjatë viteve në vijim synojmë që shërbimet tona të rriten akoma me numrin e operatorëve si dhe një mbikqyrje rreth mirëmbajtjes se lokaleve të lëshuara me qira.

Personat kontaktues në NPL “ Stacioni i Autobusëve “ SH.A., Gjakovë:
Kryeshefi Ekzekutiv: 0390324268; 044207343; [email protected]
Zyrtari Kryesor i Financave: 044388316; [email protected]
Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker