X
GO
City

Histori e Çarshisë së madhe



Që kur Bizeban Sulejman Efendia, i njohur si Hadum Aga, e ndërtoj xhamin e Hadumit, ndërmjet viteve 1594/95, kjo zonë ka ndryshuar.  

Deri atëherë vendi kishte shumë pak shtëpi dhe njihej si një fshat dhe qendër pazari. 

Xhamia e Hadumit  është objekti i parë dhe  më i rëndësishëm në këtë kompleksin e Çarshisë së madhe edhe sot e kësaj dite. 

Me ndërtimin e këtij objekti fetar, nisën njëra pas tjetrës  të ndërtohen edhe objekte të tjera fetare, hane, shtëpi banimi e dyqane, për t’u përthekuar si një kompleks, i cili më vonë do të marrë emrin “Çarshia e madhe”. Ajo  njihet si identifikim i qytetit të Gjakovës.

Ky kompleks  do të bëhet një qendër  e rëndësishme pazari, zanatit, por edhe një kompleks më i madhë kulturore – historik e fetar në mbarë vendin. 

Ajo  po mbijeton edhe sot, edhe pse ka kaluar dhe po kalon nëpër sfida të ndryshme të kohës. 
Objekte të rëndësishme që lidhën me fen, historinë, zanatin dhe kulturën e vendit, gjenden në këtë kompleks prej disa hektarësh në qendër të Gjakovës.

Përveq xhamisë së Hadumit, ndër më të mëdhat në vend, në këtë zonë gjenden edhe Teqja e madhe, ajo e Shejh Eminit, Gjyshata e Bektashinjëve, Medresja e madhe, por edhe objekte të tjera,   që për disa shekuj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e gjakovarëve dhe rrethinës, si  në edukimin  dhe mirëqenjën e tyre.

Por, Çarshia e Madhe e Gjakovës, përveç këtyre monumenteve, kishte e  ka edhe  shtëpi e dyqane karakteristike, dhe spas ekspertëve, “është një muze i gjallë, që me arkitekturën e vaçantë”, ku shprehej një fuqi krijuese e mjeshtërve vendas, mahniste kronistët e kohës, mahniste vizitorët e ndryshëm dhe frymëzonte ekspertë të lëmive të ndryshme.

Hani i Haraqisë, është një prej objekteve më të bukura të këtij kompleksi.

Ai është një nga objektet më të vjetra.  Hani është simbol i qytetit tonë i cili përfaqëson denjësisht të gjitha karakteristikat e qytetit të Gjakovës. Në bazë të gojëdhënave, thuhet se shumë karvan  kanë kaluar nëpër këtë Han, pasi Gjakova ka qenë një rrugë tranzite për në Shqipëri. Por ky objekt i cili është renovuar  tërsisht më 2004, më shumë luan rolin e një restoranti I cili ofron ushqim autokton tradicional.


Në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, që prej themelimit, ushtroheshin dhjetëra zeje të ndryshme, duke filluar nga armëtarët, argjendarët, kazangjinjtë, lëkurëpunuesit , rrobaqepësit, zhgunaxhinjt, qëndistarët, zdrukthëtarët, kazazët,  qeleshepunuesit , gërçakxhinjtë, saraçët, opingaxhinjtë, cergaxhinjtë, çibukxhinjtë. 

Për këto arsye ajo është shumë e rëndësishme sipas historianëve.

Ekspertët kanë vlerësuar se Çarshia e Madhe paraqet njerin nga komplekset monumentale më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Shtrija e saj nga veriu në jug arrin në 1000 m., ndërsa sipërfaqja e gjithëmbarshme e saj është 34.000 m2. Ajo ishte vatër e zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe kulturor të rajonit të Gjakovës. Në të u zhvilluan të gjitha zejet e mundshme.

Ka vlera shumë të mëdha kulturo-historike, por edhe shkencore. 
Në pikëpamje urbanistike, Çarshia paraqet një shembull të gjallë të planit urbanistik oriental me ato elemente të pasura arkitektonike që frymëzojnë sot çdo arkitekt, paraqet një muze të vërtetë të veshur me mozaikun e larmishëm të zejeve të lloj llojshme në arkitekturën specifike të enterierëve të pasur, paraqet një laborator të madh shkollor me modele të panumërta të krijimtarisë popullore në të cilin pasqyrohet kreativiteti i pashoq i ndërtuesit në përpunimin e drurit dhe latimin e tij sa më të përsosur për nevojat e veta.

Në pikëpamje artitekturore Çarshia paraqet një shkollë të modeleve më të bukura të arkitekturës popullore dhe të shkathtësisë ndërtimore, duke filluar nga detajet më të imta e deri te tërësitë, prej objekteve deri në ambiente, prej ambientit deri në urbanizëm, duke mos humbur në asnjë çast masën e vërtetë, të cilën mjeshtri gjenial anonim dhe me përvojë të gjatë e ka gjetur në jetën dhe në shprehitë e zejtarëve, në hapësirën e nevojave të domosdoshme, në dimensionet njerëzore.

Është një rast i rrallë kur një tërësi urbane ruhet plotësisht dhe jeton gati e paprekur nga jeta moderne, është shembull i rrallë i bashkëjetesës së harmonishme të të vjetrës me të renë në një qytet.

Më 1999 u dogj, me të gjitha përmendoret kulturore historike në te, por u ringjall pas luftës falë ndihmës së organizatave ndërkombëtare si  USAID, CORDAID etj.   Është  nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1955.

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker