X
GO
City

Arkeologjia e Gjakovës

Arkeologjia e Gjakovës

Pozita gjeografike dhe kushtet e volitshme natyrore për jetesë dhe mundësitë për zhvillimin e komunikacionit nëpërmes luginave të lumejve me të cilat është e pasur kjo trevë, ka mundësuar që ky regjion të ketë një kontunuitet të banushmërisë që nga periudhat më të lashta deri më sot. 

Këtë e dëshmojnë shumë gjetje të rastit të zbuluara mes dy luftërave botërore dhe më vonë dhe se shumica e të cilave, fatkeqësisht, janë zhdukur për shkak të mos interesimit të popullatës dhe mos egzistimit të institucioneve adekuate për mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. 

Mirëpo trashëgimia kulturore dhe gjetjet e rastësishme kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiusëve dhe udhëpërshkruesve të huaj duke filluar që nga shek.XIX. Për gjetjet arkeologjike të kësaj treve dëshmi të shkruara kanë dhënë A.Evans, F. Kanich. N.Vuliq etj.
Urbanizimi intenziv, i objekteve ekonomike dhe banesore kanë futur në themelet e tyre dëshmi të shumta të trashëgimisë kulturore të periudhave të ndryshme. 

Pas luftës së dytë botërore,  me themelimin e institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (Muzeu i Kosovës dhe Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore të Kosovës) nisin gërmimet e para arkeologjike në Rogovë të Hasit dhe Sukën e Cërmjanit, të cilat me nje ndërprerje të madhe kohore  vazhduan pas luftës së fundit 1999 në Tumat e Rakovines 2001, Tumën në Moglicë 2002, dhe Rogovë të Hasit 2004.

Gjatë vitit 2001 është bërë edhe përnjohja e terenit në kuadër të projektit “Harta arkeologjike” e luginës së Drinit të Bardhë me financim dhe inicim të Institutit arkeologjik të Tiranës pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës. 

Qëllimi i projektit ishte krijimi i një pjese të hartës arkeologjike  kryesisht i përqendruar në teritorin e luginës së Drinit të Bardhë. Në shtator të vitin 2001 ky projekt u zhvillua edhe në komunën e Gjakovës me 85 fshatrat e saj. 

Kërkimet e me hershme si dhe ato të vitit 2001 na sjellin zbulime të shumë pikave gjegjësisht qendrash të reja të kësaj treve.
Këto kërkime arkeologjike brenda një hapësire relativisht të kufizuar treguan edhe për një densitet fortifikimesh të vona antike të shek. IV-VI të erës sonë si: në fshatin Gexhë “Castrum“ i fortifikate ushtarake, fortifikatën në Cermjan „Suka e Cermjanit“ dhe fortifikatën në fshatin Kusar të cilat fortifikata janë plotësuar me dokumentacionin përkates shkencor, planimetri, rilevime topografike dhe në disa raste për një caktim më të saktë janë bërë edhe gërmime sondazhi. 

Komuna e Gjakovës është e pasur me vareza tumulare nga periudha e hekurit. Prandaj gërmimet arkeologjike kanë qenë të përqendruara kryesisht në hulumtimin e tyre. 

Gërmimet e para në komunën e Gjakovës janë bërë që në vitin1966  në Rogovë të Hasit, ku janë zbuluar  dy vareza tumulare, në  vendin e ashtuqujtur „Fushë“ dhe „Kaldrma“.
Sipas rrezultateve të gërmimit varrezat i kanë takuar periudhës së halshtatit . Varret kanë qenë të shoqëruar me material të rëndesishëm arkeologjik, aty është gjetë një numër i gjilpërave prej bronzi, disa fragmente të byzylykesh, buzylyk në formë spirale, rruza qelibari dhe një numër i konsiderushëm i fragmenteve në qeramik. Këtu kemi të bëjmë me një nekropole e cila është shfrytezuar gjatë periudhës së bronzit të vonë, periudhën e halshtatit, periudhën e latenit dhe deri në periudhën e hershme bizantine.

Në vitin 2004 po në këtë lokalitet  janë evidentuardhe katër tuma të përmasave që luhaten nga 18 deri 35 m. dhe me një lartësi 0,30 – 0,70 m. Inventari tregon për pozitën sociale të kësaj treve gjatë asaj periudhe. Në bazë të materialit të gjetur dhe analogjive, varrezat i takojnë fazës së parë  të hekurit, përkatesisht fillimit të mijëvjeqarit të parë para krishtit.

Varreza tumulare po ashtu janë zbuluar edhe në pjesë të tjera të komunës, gjatë hulumtimeve ndër vite.
Në fshatin Moglice 3 km në juglindje të Gjakoves, në luginën e lumit Erenik, shtrihet një varezë tumulare apo kodër varr.
Lartesia e saj mbi sipërfaqen e tokës është 2.10 m, ndërsa diametri i saj 24 m.

Vareza në fshatin Moglicë është e rëndësisë së veçantë për studimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullatës ilire në fazën e parë të epokës së hekurit dhe periudhës mesjetare që sipas traditave edhe në periudhën e mesjetës varrosej në tuma (koder varre).

Në trevën e  Gjakoves janë gjetur  po ashtu edhe (gur varri), të cilat  i kanë trajtuar studiust e kësaj fushe N.Vuliq dhe Dr. Egjlale Dobruna – Salihu.
Sipas Dr.Egjlale Dobruna-Salihu në treven e Dardanisë stela përben kategorinë më të shumtë dhe më të përhapur të plastikës sepulkrale gjatë kohës romake, kështu që edhe zë vend të rëndësishëm në mesin e monumenteve të këtij karakteri.
Po ashtu pjesë e gjetjeve janë bërë edhe përmendore. 

Buzë lumit Erenik në vendin e ashtuqujtur „Rripe“ viteve të 80-ta është zbuluar një shtatore që paraqet trupin e një mashkulli.
Sipas Dr.Exhlale Dobruna-Salihu ajo është e karakterit sepulkral dhe është një egzemplarë i rrallë i këtij karakteri e punuar në skulpturë të plotë në gjithë Dardaninë. Është e punuar prej mermerit me një lartësi prej 116 cm, sipas autores  edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një punë vendese. I takon fillimit të shek.III.

Pjesë e gjetjeve dhe e hulumtimeve në vitet e 70 i është bashkaur edhe pitosi, I cili ruhet në muzen etnografik të qytetit. Pitosi është gjetur në fshatin Qerim në afërsi të qytetit të Gjakoves. 

Pitosat janë enë të mëdha me dimensioneve të ndryshme, janë përdorë për ruajtjen gjegjësisht rezervimin e ushqimit (grure,miser, fasule etj.). Kanë trup sferik me buzë të trasha cilindrike dhe në relief janë të zbukuruar me shirita të valezuar.

Ndërsa më 2013, në Cermjan të rajonit të Dushkajes, nga banorët e fshatit,  është gjetur një altar që mendohet që i takon periudhës  romake të shekullit II dhe III.

Sipas studiuesit  Masar Valla, altari  i takon periudhës antike dhe  është më i veçantë më të tjeret të gjetur deri më tash.

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker