X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini me kryeministrin Haradinaj bëjnë homazhe në Prekaz dhe në Gllogjan

Kryetari Gjini me kryeministrin Haradinaj bëjnë homazhe në Prekaz dhe në Gllogjan
Për nder të 28 Nëntorit dhe përvjetorit të lindjes së Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë të tyre kanë bërë homanzhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

“Jemi në vendin ku historia jonë ka marrë kuptimin që e ka sot dhe aty ku liria jonë e ka burimin. Jemi pranë shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, në shenjë respekti dhe kujdesi por edhe për të përçuar porosinë, që rruga drejt lirisë nuk ishte e lehtë. Kemi sot ditën e Ushtrisë së Kosovës, është përvjetori i parë si ushtri e rregullt. I’u uroj të gjithë shqiptarëve ditët e shënuara të nëntorit, por edhe bashkëndjejmë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri, për atë që po përjetojnë këto ditë. Do të vazhdojmë të jemi bashkë për të tejkaluar këtë sfidë” është shprehur Haradinaj.

Në prag të 28 Nëntorit, homazhe u bënë edhe në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot, i pranishëm në këto homazhe ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës, Ardian Gjini dhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker