X
GO
Vesti i Događaji

Gjakova zgjedhë sportistët më të mirë të vitit 2019

Gjakova zgjedhë sportistët më të mirë të vitit 2019
Nën organizimin e Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur edicioni i 35-të me radhë i Manifestimit Sportiv “Laureatët 2019”.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin klube të ndryshme të sportit gjakovar, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe gazetarë të sportit.

Komisioni i përbërë prej tre anëtarësh vendosi që sportist të vitit të shpallë lojtarin e suksesshëm të Klubit të Futsallit “Liburni”, Ramadan Alaj.

Laureatët më të dalluar u zgjodhën sportistët: Çlirim Zekaj, Driton Rraci, Lulëzim Koshi, Vitar Mamusha, Vedat Krasniqi, Anjeza Berisha, Edona Radoniqi, Zani Sylhasi, Yll Rogova dhe Bekim Kadrija.

Gjatë kësaj mbrëmje nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Flamur Fetahaj, u ndanë edhe shumë çmime të tjera por edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në avancimin e sportit, brenda dhe jashtë Gjakovës.

“Faleminderit të gjithë juve që u angazhuat për të organizuar këtë ngjarje sportive. Përveq përkrahjes së klubeve sportive, të gjithë së bashku duhet të punojmë me talentët e rinj. Nëse do të kemi kujdes në këtë aspekt, do të befasohemi të gjithë me suksesin e tyre në të ardhmen” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini para të pranishmëve.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker