X
GO
News and Events
Kryetari Gjini mban takim informues rreth hartimit të Planit Zhvillimor komunal 12.03.20200

Kryetari Gjini mban takim informues rreth hartimit të Planit Zhvillimor komunal

Nga ligji për planifikim hapësinor, komunat obligohen që të hartojnë planin zhvillimor komunal dhe hartën zonale të komunës, dokumente këto bazike të planifikimit hapësinor.

Kryetari Gjini viziton Spitalin 'Isa Grezda' 09.03.20200

Kryetari Gjini viziton Spitalin 'Isa Grezda'

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka qëndruar për vizitë në Spitalin Regjional të Gjakovës “Isa Grezda”, ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni dr. Hilmi Shala dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Gjini viziton fabrikën 'Comodita' 09.03.20200

Kryetari Gjini viziton fabrikën 'Comodita'

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka vizituar fabrikën “Comodita”, e cila me mbi 600 të punësuar padyshim që është njëri prej punëdhënësve më të mëdhenj në komunën e Gjakovës.

Kryetari Gjini bën homazhe në Prekaz 05.03.20200

Kryetari Gjini bën homazhe në Prekaz

Në nderim të Epopesë së Jasharajve, dhe betejës deri në sakrificë të kësaj familje, me 5,6 dhe 7 mars, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me një delegacion nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i prirë nga ish – kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz.

Kryetari Gjini viziton Universitetin 'Fehmi Agani' 04.03.20200

Kryetari Gjini viziton Universitetin 'Fehmi Agani'

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini e ka vizituar Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç ‘rast është pritur nga rektori i këtij universiteti Artan Nimani.

Kryetari Gjini viziton Qendrën për Punë Sociale dhe Qendrën Regjionale për Punësim 04.03.20200

Kryetari Gjini viziton Qendrën për Punë Sociale dhe Qendrën Regjionale për Punësim

Qendra për Punë Sociale dhe Qendra Regjionale për Punësim në Gjakovë, janë duke e bërë një punë të mirë, në kuadër të detyrave dhe obligimeve të veta. Ky konstatim ka dalë nga vizitat që kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka bërë në këto dy institucione, me ç ‘rast është takuar me drejtorët e këtyre dy qendrave. Dervish Tahiri dhe Kujtim Dula.

Kryetari Gjini viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë 04.03.20200

Kryetari Gjini viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka qëndruar për vizitë në zyrat e Këshillit të bashkësisë Islame në Gjakovë, me ç ‘rast është pritur nga kryetari i sapo zgjedhur i këtij Këshilli Valon Myrta.

Kryetari Gjini pret zëvendësministren shqiptare të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lorena Haxhiu 28.02.20200

Kryetari Gjini pret zëvendësministren shqiptare të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lorena Haxhiu

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim, zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë Lorena Haxhiu.
Në takim me zëvendësministren Haxhiu është biseduar për zhvillimet aktuale në fushat e arsimit, sportit dhe rinisë si dhe për bashkëpunimet eventuale në të ardhmen, në këto fusha.

Mbahet takimi i rradhës i Komitetit Komunal për Komunitete 28.02.20200

Mbahet takimi i rradhës i Komitetit Komunal për Komunitete

Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit, në të cilin takim nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, janë dhënë sqarimin sa i përket kanalizimin në lagjen "Lekë Dukagjini". Në bazë të sqarimeve të sjella para anëtarëve të këtij komiteti, është bërë e ditur se projekti për kanalizimin në këtë lagje është paraparë për faza të mëvonshme, pasi nuk është e mundur, edhe në saje të marrëveshjeve të tjera me investitor, nuk mundësohet ndërtimi i kolektorit sekondar pa u kryer ai kryesor. Sa i përket shpronësimeve, për të cilat ka pengesa, këtë obligim do ta kryejë komuna si institucion.

RSS
124678910Last

Theme picker