X
GO

Vazhdon projekti 'Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve'

  • 18.06.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1815
  • 0 Comments
Vazhdon projekti 'Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve'

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për vazhdimin e projektit “ Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve”. “Një memorandum si ky, është një thirrje për gjithpërfshirje dhe llogaridhënie ndaj fëmijëve tanë, duke çuar përpara të drejtat e tyre të udhëzuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Si Kryetar Komune, jam gjithmonë falenderues ndaj UNICEF-it dhe Shefit Sahin për këtë memorandum mirëkuptimi dhe gjithë mbështetjen e ofruar në shumë projekte të tjera të rëndësishme për Gjakovën në tri vitet e kaluara. E falenderova atë nga zemra për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Gjakovës dhe mbi të gjitha që është bërë një mik i dashur për komunën tonë. Ndërkohë, i urova suksese në rrugëtimin e tij të ri në karrierë” u shpreh Kryetari Gjini.

 

Fillon renovimi-rrethimi i terreneve sportive

  • 11.06.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 2168
  • 0 Comments
Fillon renovimi-rrethimi i terreneve sportive

Ka filluar faza e parë e projektit për renovimin–rrethimin e terreneve sportive nëpër lagje të komunës së Gjakovës. “Jam tejet i lumtur që sot nisëm një projekt i cili do të përmirësojë kualitetin e jetesës nëpër lagje dhe mbi të gjitha fëmijët tanë do të jetojnë shëndetshëm, larg teknologjisë. Fazën e parë të renovimit – rrethimit të terreneve sportive e filluam në lagjen Brekoc, për të vazhduar në ditët në vijim edhe në dy lokacione të tjera të komunës tonë. Vlera financiare e një projekti si ky nuk është e lartë në krahasim me ndikimin pozitiv që do të sjellë në lagjet tona dhe veçanërisht në masivizimin e sportit në komunën tonë. Një koncept si ky do të intensifikohet në fshat dhe qytet” deklaroi Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Fillon ndërtimi i kanalizimit në Pikën e Zezë

  • 09.06.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1863
  • 0 Comments
Fillon ndërtimi i kanalizimit në Pikën e Zezë

Filloi zgjidhja e një problematike të kahmotshme, pikërisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në pjesën e njohur si Pika e Zezë. Me këtë projekt do të sanohet edhe kullimi i prurjeve të shumta nga Rezinat por edhe do të zgjidhet qështja me kanalizimet fekale. Me të njejtën kontratë do të kemi mundësi të ndërhyjmë edhe në një tjetër kanal problematik në Rogovë të Hasit. “Do të racionalizohemi dhe do të arrijmë të punojmë edhe me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve por njëkohësisht edhe me rrugë. Kjo pjesë që ka qenë një pikë e rrezikshme sidomos për fëmijët, poashtu e rrezikshme edhe për shëndetin publik për shkak të kundërmimit, shumë shpejtë do të finalizohet me sukses” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Promovohet ''Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit'' edhe në Gjakovë

  • 04.06.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1669
  • 0 Comments
Promovohet ''Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit'' edhe në Gjakovë

Kolosi i shumë veprave, Jusuf Buxhovi promovoi në Gjakovë veprën “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në një botim të plotësuar. Paralelisht në po të njejtën ditë kjo vepër botohet e përkthyer në italisht pikërisht në Romë. “Mbaj mend që për herë të parë këtë vepër e kam lexuar si fëmijë, sepse ka qenë si lektyrë shkollore. U riktheva në rileximin e kësaj vepre pas shumë vitesh, në vitin 2013-të, vepra e njejtë por botëkuptimi ishte më ndryshe. Kjo vepër është monument për Gjakovën dhe shqiptarët. Nga leximi i saj e sheh se si ka lindur kënga, besimet fetare, arkitektura dhe identiteti i vendit tonë. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi është tregimi më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe. “Krenar çdo ditë për njerëzit e jashtëzakonshëm të qytetit tonë” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

 

Në Gjakovë përfundon me sukses stërvitja ''Defender Europe 21''

  • 28.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1650
  • 0 Comments
Në Gjakovë përfundon me sukses stërvitja ''Defender Europe 21''

Në Kosovë, konkretisht në Babaj të Bokës në Gjakovë, po zhvillohet këto ditë stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” nën drejtimin e ushtrisë amerikane. “Ndjenjë jashtëzakonisht e veçantë të shoh nga afër këtë stërvitje, pjesë e së cilës në mesin e 28 mijë ushtarëve nga 27 vende të ndryshme, janë edhe njësitë e veçanta të Forcës së Sigurisë së Kosovës” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini. “Defender 21 Europe” është një mundësi historike për vendin tonë, pasiqë për herë të parë Kosova është ndër vendet nikoqire të stërvitjes së këtij niveli. Një ushtrim si ky drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë dhe qëllim kryesor ka rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet SHBA-ve dhe vendeve partnere si dhe ngritjen e gatishmërisë operacionale.

Në Ngrohtoren e Qytetit fillon testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa

  • 27.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1705
  • 0 Comments
Në Ngrohtoren e Qytetit fillon testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa

Gjakova është vendi i parë në Kosovë ku filloi testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa. “Jam i lumtur kur projekte të tilla finalizohen me sukses, sepse përmes tyre ne jemi më afër qytetarëve për krijimin e kushteve më të mira për jetesë.Në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të ri të Ngrohtores së Qytetit, krahas mbështetjes së pamohueshme të Bashkimit Evropian edhe Komuna ka kryer obligimet e saj” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Vazhdon aksioni i pastrimit në lumin Erenik

  • 24.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1612
  • 0 Comments
Vazhdon aksioni i pastrimit në lumin Erenik

Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, sot po vazhdon tërheqja e drunjëve që janë krasitur gjatë javës. "Po provojmë të kemi një operacion të disafishtë, përpos që po pastrojmë degët e drunjëve ato do të dhurohen për ngrohtoren e qytetit duke e pasur parasysh që Ngrohtorja tani punon me biomasë. Jam falenderues ndaj secilit që sot i është përgjigjur thirrjes publike për të qenë pjesë e këtij aksioni pastrimi që në të njejtën kohë është një mundësi më shumë që hapësirat e pastruara të kthehen në destinim rekreativ për secilin qytetarë. Por në anën tjetër është e dhimbshme të shohësh që disa njerëz punojnë përderisa dikush tjetër në mënyrën më të pandërgjegjshme hedh mbeturina. Nga sot edhe zyrtarisht fillon kampanja për shqiptimin e gjobave mandatore, gjë e cila mundëson dënimin e të gjithë atyre që hedhin mbeturina. Duhet të fillojmë ta trajtojmë këtë vend më mirë, por vetëm nuk mund ta bëjmë" u shpreh Kryetari Gjini.

RSS
First567810121314Last

Theme picker