03.03.2021
Kryetari i Komunës Ardian Gjini priti në takim drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta dhe komandantin e Stacionit Policor, Major Milazim Lumi në takim njohës.
Gjithashtu kolonel Graishta i dhuroi kryetarit Gjini pllakë mirnjohjeje për bashkëpunimin e veçantë mes dy institucioneve, Komunës së Gjakovës dhe Policisë së Kosovës.
26.02.2021
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Gjakovë!
Përmes këtij memorandumi mundësohet ndërtimi i rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, asaj nga drejtimi i Pejës dhe i rrugës transite që lidhë rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina, bashkë me asfaltimin e shtatë rrugëve të tjera.
Ministri Abrashi dhe Kryetari Gjini janë shprehur të lumtur për këtë marrëveshje e cila është shumë e rëndësishme për mirëqenien e banorëve të komunës tonë.
Të gjitha këto projekte do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës.