X
GO

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR INVESTITOR

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR INVESTITOR

 “Në Republikën e Kosovës 70% e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare”

Republika e Kosovës ndodhet në qendër të Ballkanit me sipërfaqe 10,908 km². Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Numri i popullsisë është 1,8 milion banor dhe me mbi 800,000 banorë të cilët jetojnë jashtë vendit. Kosova u shpall Shtet i Pavarur, duke u bërë shteti i fundit që lindi pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është themeluar një Republikë demokratike, laike dhe multi-etnike, e cila promovon të drejtat e të gjitha komuniteteve. Gjuha zyrtare është gjuha shqipe dhe gjuha serbe, ndërkaq gjuha angleze dhe gjermane fliten gjerësisht.

Mjedisi afarist në Republikën e Kosovës është duke u bërë ndër më konkurruesit në rajon. Përparësitë e krijuara të sistemit tatimor, burimet e bollshme natyrore: 53% agrokulturë, 41 % pyje, 6% të tjera(ujë, infrastrukturë dhe zona urbane), regjistrim i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve, ligje transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investitorët e huaj.

Republika e Kosovës shquhet si vend me mundësi të mëdha për investime në Ballkan, për tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë si vend primar për investimet e tyre.

  • Valuta monetare në Republikën e Kosovës është Euro (€)
  • Republika e Kosovës ka popullsinë më të re në Evropë
  • Kosova radhitet në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes

Mundësitë potenciale për Investime mund të jenë në: Teknologji Informative dhe Komunikim, Përpunim dhe paketim të ushqimit, Miniera dhe metal përpunim, Energji, Tekstil dhe Përpunim të lëkurës, Përpunim të drurit, Turizëm.

Kosova ka marrëveshje për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Marrëveshje për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore – CEFTA, me SHBA-në, Japoninë dhe Norvegjinë, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pret ratifikimin nga Kosova).

Print
Tags:

Theme picker