X
GO

Shtëpia e Tahir Bakallit

Rruga e Çabratit, Rr. Hasan Dashi

Shtëpia e Tahir Bakallit
Objekti gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit” dhe është pjesë e zonës së gjerë të tërësisë urbanistike "Çarshia e Madhe" në qytetin e Gjakovës.

Shtëpia e Ismet Zhavelit

Rruga e Çabratit, Rr. Mithat Frashëri

Shtëpia e Ismet Zhavelit
Shtëpia e Ismet Zhavelit gjendet në “Çarshinë e Madhe” dhe është ndërtuar në shek. XIX. Ky objekt  ka shërbyer për banim, të cilin funksion e kryen edhe sot.

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherkës

Rruga e Çabratit, Rr. Mithat Frashëri

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherkës
Ky objekt gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit”, në afërsi të zonës historike "Çarshia e Madhe ", në Gjakovë dhe është ndërtuar në shek. XIX.

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut

Çarshia e Madhe, Rr. Ismajl Qemali

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut
Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë.

Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut

Bregu i Sarajeve - Çarshia e Madhe, Rr. Abedin Terbeshi

Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut gjendet në kompleksin e quajtur ”Bregu i Sarajeve”, në bërthamën e “Çarshisë së Madhe”, e ndërtuar rreth shek. XVIII-XIX.

Çarshia e Jupave

Çarshia e Madhe, Rr. Ismajl Qemali

Çarshia e Jupave
Kompleksi “Çarshia e Jupave” gjendet në "Çarshinë e Madhe" të qytetit të Gjakovës. Objekti fillimisht është ndërtuar nga familja Batusha në shek. XVIII. Më vonë ka kaluar në pronësi të familjes Buza.

Kulla e Ibish Alisë

Fshati Brovinë

Kulla e Ibish Alisë
Kulla gjendet në fshatin Brovinë dhe është një ndër kullat me dukjen më madhështore nga të gjitha objektet e këtij lloji. Kulla është ndërtuar në shek. XIX dhe i takon tipit të kullave të Rrafshit të Dukagjinit.
RSS
123456789

Theme picker