X
GO

Komuna e Gjakovës vazhdon bashkëpunimin me UNDP-në

  • 21.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1652
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës vazhdon bashkëpunimin me UNDP-në

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko dhe Koordinatoren për Projekte, Enisa Serhati. “U dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit për të jetësuar projektet e ardhshme me UNDP-në në Gjakovë të cilat në fokus do të kenë zhvillimin ekonomik dhe kujdesin ndaj ambientit ku jetojmë. I informova përfaqësueset e kësaj organizate rreth projekteve të përfunduara në Komunën tonë si dhe për ato që janë në proces e sipër. Gjatë bashkëbisedimit, e shpreha mirënjohjen time të sinqertë ndaj UNDP-së për mbështetjen e madhe që i ofron vendit tonë në vazhdimësi” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Qendra Transfer në lagjen 'Ali Ibra' në gjendje të menaxhueshme

  • 19.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1657
  • 0 Comments
Qendra Transfer në lagjen 'Ali Ibra' në gjendje të menaxhueshme

Katrahura me mbeturina e para disa viteve në lagjen “Ali Ibra” dalëngadalë është duke u përmirësuar. Qendra Transfer tashmë është në një gjendje të menaxhueshme dhe mbeturinat më nuk deponohen, ato vetëm selektohen dhe brenda 24 orëve barten në deponinë e mbeturinave në Landovicë. Vitin e kaluar në bashkëfinancim me Minstrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor kemi arritur të largojmë një pjesë të madhe të mbeturinave ndër vite, por akoma kemi për të bërë. Hapa të sigurtë çdo ditë për rezultate afatgjata. Deri në vjeshtë ky lokacion do të ndryshojë tërësisht. Deponia e deritanishme do të kthehet në një pyll të vogël ku do të mbjellen fruta të thata, përfitimet e së cilës do të reflektohen drejtpërdrejtë në shëndet.

 

 

Bëhen 22 vjet nga çlirimi i Shqiponjes

  • 17.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1637
  • 0 Comments
Bëhen 22 vjet nga çlirimi i Shqiponjes

Sot, në Ditën e Çlirimit të Shqiponjës, nderuam heronjtë dhe të gjithë të rënët për liri në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë. Shqiponja do të mbetet në historinë e popullit shqiptar si një ndër vatrat më emblematike të luftës së fundit. Ky vend është shëndrruar në simbol të lirisë, heroizmit dhe trimërisë së dëshmorëve të Shqiponjës por edhe të zonave të tjera të komunës. Lavdia u takon të rënëve për liri, kurse obligimet për ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e lirisë, neve të tjerëve.

Fillon pastrimi i lumit Erenik

  • 17.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1881
  • 0 Comments
Fillon pastrimi i lumit Erenik

Ka filluar sot aksioni më i madh i pastrimit në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, ai i pastrimit të lumit Erenik. Aksioni i sotëm është pjesë e një plani afatgjatë. Rruga “Bujar Roka” e cila është zhvendosur përgjatë lumit Erenik do të jetë një atraksion në të ardhmen. Andaj ky aksion është vetëm një nismë e cila ka gjetur mbështetjen edhe të OJQ-ve, vullnetarëve, KFOR-it dhe FSK-së dhe e cila do të finalizohet me një pamje krejtësisht ndryshe. Gjatë kësaj jave do të bëhet krasitja e drunjëve përgjatë lumit ndërkaq javën tjetër me datë 24 Maj aksioni i pastrimit të shtratit.

 

Marakli t'Biciklave me marrëveshje me Komunën e Gjakovës

  • 11.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1685
  • 0 Comments
Marakli t'Biciklave me marrëveshje me Komunën e Gjakovës

Kryeqyteti i bicikletave, Gjakova, me 30 Maj do të jetë bashkëorganizatore dhe nikoqire e eventit të turit sportivo-kulturor.

“Së bashku me “Marakli t’Biciklave”, nënshkrova memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e këtij turi i cili ka për qëllim rritjen e numrit të përdoruesve të bicikletave, si dhe promovimin e pikave turistike në komunën tonë. Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes do të njoftoheni në ditët vijuese” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Shpërndahen edhe 200 pako për familjet në nevojë

  • 11.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1600
  • 0 Comments
Shpërndahen edhe 200 pako për familjet në nevojë

Sot edhe 200 familje me gjendje të rënduar ekonomike dhe anëtarë të OJQ-ve si Handikos dhe Shoqata e shurdhmemecëve kanë përfituar pako ushqimore nga Shoqata Humanitare Bereqeti.

Jo vetëm në këtë muaj të agjërimit e humanitetit, por kjo organizatë në vazhdimësi ndihmon familjet në nevojë andaj i gjithë falenderimi iu takon kontributdhënësve.

Me shpërndarjen e këtyre pakove, vetëm brenda këtij muaji janë ndihmuar mbi 550 familje nga lista e asistencës sociale.

Ka filluar renovimi i Kullës së Sulejman Vokshit

  • 07.05.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1568
  • 0 Comments
Ka filluar renovimi i Kullës së Sulejman Vokshit

 

Kanë filluar punimet për renovimin e Kullës së Sylejman Vokshit. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka treguar se përmes këtij projekti, origjinaliteti i këtij objekti të trashëgimisë kulturore do të ruhet.

RSS
First678911131415Last

Theme picker