Kultura

SHKUGËZA



Pjesa e qytetit e njohur si “ SHKUGËZA” është një pjesë mjaftë e rëndësishme dhe atraktive e qytetit, e cila zë vend për tu vizituar dhe shijuar natyrën e gjelbër të mbushur me Pisha dhe Pemë, të cilat për çdo vizitorë ofron një mjedis të qetë dhe relaksues, me një peizazh dhe klimë të shkëlqyer.

Hapësira e ´SHKUGËZA´ gjendet në një lartësi prej 410-460m mbi nivelin e detit, ka 70 hektarë dhe shtrihet në dy kodra të ndara nga lumi i vogël Shlepica  i cili rrjedh drejtë veriut.  Distanca nga zona urbane e qytetit të Gjakovës është1.6 km.  Lumi Drini i Bardhë e ndan zonën urbane të Gjakovës nga zona e mbrojtur. Shumica e zonës është e pyllëzuar.

Zonat në veri të "Parkut të Shkukzës" janë livadhe që tani kanë filluar të urbanizohen në mënyrë intensive.  Kufiri në perëndim të “Parkut të Shkukzës" është fshati Brekoc,në jug fshati Firze,kurse në lindje dhe veri fshati Moglic.

Ekzistojnë 2 rrugë të asfaltuara përmes të cilave mund të shkohet nga Gjakova. Rruga e shtruar perëndimore të qon në fermat në Firze në pjesën më jugore të "Parkut të Shkugzës".

"Parku i Shkukzës" ka një rëndësi të konsiderueshme lokale për aktivitete rekreative, veçanërisht për familjet. Ekzistojnë disa mundësi për të kënaqur nevojat rekreative:

•Restorantet me kënde lojërash për fëmijë
•Ambiente të hapura për kamping dhe tiganisje ditore.
•Ciklizëm, vrapim dhe ecje të rrethuar me pisha dhe gjelbërim.
•Hapësira për aktivitete të tjera sportive

Në këtë peizazh të mbrojtur  synohet të ketë avancime sa i përket aktiviteteve dhe mundësive për qytetar, siç është kalërimi, fushat e Tenisit etj.

Kushtet mjedisore të " Shkugzës"

Zona e "Parkut të Shkugëz" ka të ngjarë të ketë qenë një zonë pyjore e dominuar nga lisi, dhe sidomos shpatet të cilat janë përdorur për kullotje, pyje zabele dhe kullosje të bagëtive (relikte të kullotave si Juniperus communis në shpate). Në vitin 1960, Shkugëza ishte pyllëzuar me Pishë të Zezë (Pinus nigra – vjetërsia e regjistruar 58 vjeç), kryesisht në të dy kodrat.

Deri në luftën e fundit, zona ishte përdorur nga ushtria serbe për mbikëqyrje dhe ushtrime. Pas përfundimit të luftës ajo mbeti kryesisht pa përdorim dhe menaxhim të veçantë. Vetëm kohët e fundit popullsia lokale ka filluar ta shfrytëzoj këtë zonë për rekreacione dhe kështu janë ndërtuar restorante.

Në pjesën jugore, në brez të lumit Shlepica, janë ende në përdorim dy livadhe.

Një vlerësim i përafërt fillestarë i shumëllojshmërisë bimore rezulton në rreth 280 specie.

Për momentin ekzistojnë 2 zona: njëra e vendosur në hyrje në veriperëndim të rrugës kryesore dhe tjetra në jug të saj. Restorante (të ndërtuara nga druri) me tarraca, kënde lojërash, dhe vend parkime. Këto restorante janë të vendosur në mes të drunjëve të pishës së zezë. Të dy zonat kanë vend parkime të cilat gjithashtu shfrytëzohen për grumbullimin e mbeturinave dhe pjesërisht si lokacione për grumbullim të drunjëve të zjarrit.

Print