Kultura

Kisha



Kisha e Shën Palit dhe Shën Pjetrit 

Gjakova kishte një traditë fetare katolike, e cila lulëzoi në kohën e Gjon Nikollë Kazazit, arqipeshkvit të Dioçezës së Shkupit. Por gjatë periudhave të ndryshme numri i katolikëve zvoglohej dhe, si rrjedhojë, famullia e saj shpesh pushonte së vepruari. Ardhja e elementit shqiptar katolik nga Malësia rezultoi me pertëritjën e kishës së Shën Pjetrit në Gjakovë më 1703, ndërsa më 1851 ripërtëritët famullia e Gjakovës. 

Kisha e parë famullitare në Gjakovë ishte në Çabrat e, pastaj, në Lagjën Katolike. Ajo iu kishte kushtuar Shën Palit dhe Shën Pjetrit. Në luftën e vitit 1999 u shkatërrua tërësisht. Në të njejtin vend u ndërtua katedralja e re. 


Kisha e Shën Ndout
 

Shënjëtorja e Shën Antonit të Padovës ( Shën Ndout), quhej dikur edhe kisha e Patër Milës (Emilio a Cles), i cili e kishte ndërtuar më 1882, por që u shkatërrua më vonë. Më 1931, Patër Lorenc Mazrreku e ndërtoi në të njejtin vend kishën e sotme, e cila u rinovua disa herë me ç’rast iu bashkangjitën edhe konaqet, zyrat dhe nyjat sanitare, por duke iu përmbajtur konceptit arkitekturor.

Print