Ngjarjet

Ngjarjet

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me vendim të veçantë ka formuar tri komisione të natyrave të ndryshme me interes të përgjithshëm për Komunën e Gjakovës.

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me vendim të veçantë  ka formuar tri komisione të natyrave të ndryshme me interes të përgjithshëm për Komunën e Gjakovës.
  
Komisionet  kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes se rëndë ekzistuese  në disa sektorë më vital për qytetarët.

 Këto komisione janë:

- Komisioni për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera në QKMF dhe në  QMF-të e Komunës së Gjakovës.

-Komisioni për analizimin e vend-ndaljeve të autobusëve urban-periferik dhe linjave të transportit të nxënësve.

-Komisioni për verifikimin e nyjeve sanitare në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës.
Print